• |
ide | kryesore

Zgjidhet pasardhësi i Zoran Zaev në krye të LSDM-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dimitar Kovaçevski është zgjedhur pasardhësi i Zoran Zaevit në postin e kryetarit të LSDM-së pas zgjedhjeve brenda partisë të mbajtura të dielën. Ky ishte rezultati në gjithsej 193 vendvotime. Kovaçevski ka pasur një epërsi bindëse ndaj kundërshtarëve Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski.

Të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme brenda LSDM e kanë shfrytëzuar 43 469 anëtarë. Votimi përfundoi në orën 19.00. Pas daljes së rezultateve Kovaçevski, falënderoi të gjithë ata që votuan dhe përgëzoi kundërshtarët e tij për pjesëmarrjen.

“Shokë, sonte LSDM është fituese. Sonte LSDM mbajti edhe një leksion nga demokracia. Të gjithë mund të festojmë zgjedhjet e suksesshme, por nga nesër duhet të përveshim mëngët dhe t’i shkojmë punës,” – tha Kovaçevski. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *