• |
ide | kryesore

Berisha tregon pse nuk u lejuan mediat në 11 dhjetor: Do të bëhet transparente çdo qindarkë për shpenzimet e Kuvendit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryetari i PD-së Sali Berisha ka informuar mediat për vendimet e marra në mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit të PD të mbajtur në selinë blu që në fokus kanë pasur organizimin e referendumit për shkarkimin nga anëtarësia të Lulzim Bashës.

“Mbledhja e parë ngriti komisionet. Komisioni që do japë udhëzimet për ndryshimet… komisioni për organizimin e referendumit vendosi të ndajë të deleguarit që do të shkojnë për të bashkëpunuar me degët për organizimin e referendumit dhe të ngrejë kudo grupet e organizimit të referendumit”, tha Berisha.

Ai tha se si Basha ashtu dhe Gazment Bardhi do të mbeten deputetë të PD dhe pas vendimit të referendumit.

“Që të dy janë dhe do mbeten deputetë të PD-së, kjo është parti e lirisë, po të duan e kanë dhe nenin e frkasionit aty. E kuptoj që z. Basha ka probleme të mëdha me drejtësinë, probleme të jashtëzakonshme, jo vetëm me drejtësinë shqiptarë, por dhe atë belge, por deri sa të provohet fajësia në gjykatë, neni universal vlen edhe për deputetin Basha”, tha Berisha.

 

 

I pyetur për moslejimin e gazetarëve në Kuvendin e 11 dhjetorit, ai tha se kishte vështirësi lëvizjeje për shkak dhe të votimit. Ndërkohë Berisha tha se çdo qindarkë e shpenzuar për Kuvendin do të bëhet transparence dhe se janë minimumi 50 herë më të ulëta se shpenzimet që paraqet Rama dhe Basha

“Kuvendi u zhvillua në kushtet më të veçanta që mund të zhvillohej dhe me gjithë dëshirën time që të ishit aty, praktikisht ishte e pamundur lëvizja, pasi votimi ka pasur vështirësi të mëdha për të lëvizur. Drejtuesit e problemeve mediatike e konsideruan dhënien si praktikë të ndjekur të sinjalit nga një regji. Për sa u përket delegatëve ju e patë që secili ishte me barcode, secili nga ju mund ta marrë atë dokument dixhital pa vështirësi. Janë bërë transparente dhe do bëhen çdo qindarkë, shpenzimet e Kuvendit, të cilat ju garantoj se janë minimumi 50 herë më të ulëta se sa shpenzimet që paraqet pengmarrësi Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha në mediat e tyre, por çdo gjë do bëhet transparente me fatura e gjithçka tjetër. Të gjitha kutitë e votimit, cilido që dëshiron mund të shkojë dhe t’i vërtetojë, procesverbalet janë aty. Pra, në vlerësimin tim nuk ka pasur kurrë një kuvend më korrekt se ky”, tha Berisha.



7 Comments

  1. ky flet per problemet e Bashes me drejtesin. ky eshte gallat fare. me ato qe ben vet akuzon te tjeret. keshtu ka ber gjithmon. nqs doni te dini ca ka ber ky, mjafton te degjoni akuzat qe leshon per te tjeret, dhe e kuptoni ca ka ber vet. i eshte bere kompleks patologjik frojdjan.

  2. po ti zgjidh njeher hallet e tua pastaj fol per ato te Bashes o Sali. ja qifsha jeten, sdi ca tua e sdi ca ben. ske nje plan apo nje vizion se si do shkoj muhabeti, ske dhe faj ke njefar moshe, duhet te luaje domino po ja ku je, ne luft me ameriken. duket ashiqare qe e ben thjesht per ti treguar muskujt amerikes me shpresen se do ulen e do negociojn per non-gratan tende. edhe fjalimi qe mbajte, fliste pak per PD, shum per ty dhe per luften tende me ameriken. u bere gallat komplet. deri tani mbahej haxhi qamili per levizje te kota si miza pa kok, po ti ker per te thyer edhe rekordin e haxhiut.

  3. Kështu bëhet doktor, ky stan atë bulmet ka. Vazhdo mos ndalo, vër nderin tonë dhe tëndin në vënd!

    Hap sytë se ke të bësh me tradhtarë e satanike rreth e rrotull! Mos e përsërit gabimin që bëre njëherë! Vër mënd!!

    1. o Miri nqs ka ndonje person per te cilin Satani e hap deren direkt esht pikerisht Sala. mezi po e pret. a e ke iden se sa njerez kan humbur jeten per shkak te tij? se mos kujton se jam me ram-poturen, se si ky jan dhe te tjeret, po nga njeri duhet te fillonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *