• |
ide | kryesore

Berisha me komisionin marrin selinë e PD/ Godina e ndarë në dysh

-Instant, Kryesore



Ndërsa Lulzim Basha po merrej me masa proceduriale duke paditur në SPAK ata që “i kishin përvetësuar vulën” me një lëvizje surprizë Sali Berisha ka marshuar të hënën rreth orës 14 00 drejt Selisë së PD-së. Ai shoqërohej nga të gjithë mbështetësit deputetë që Basha i kishte “përjashtuar” një ditë më parë dhe 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit që do të drejtojë PD-në deri në 22 mars 2022. Berisha hyri në seli për herë të parë që nga dita e përjashtimit në 9 shtator dhe ai u tha mediave se ishte atyr me cilësinë e njërit prej anëtarëve të komisionit që i merr vendimet kolegjale. Me një ton teatral ai përshëndeti punonjësit e administratët së PD-së si për ti treguar publikut se është zot shtëpie aty.

“Ne nuk do ta nxjerrim Bashën nga zyra, deputeti Basha është i lirë të jetë pjesë e fraksionit që shumica e ka legalizuar. Deputeti Basha do të vazhdojë të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD” tha ai. 

Por pasi hyri në sallën e mbledhjeve pa praninë e gazetarëve Berisha doli sërish para tyre për të thënë “I çmenduri pas karriges, peng kryetari ka hequr të gjitha karriget nga salla dhe i ka futur në zyrën e tij” tha ai duke ironizuar Bashës.

Ndërkohë që Berisha ishte duke u futur në seli pa asnjë pengesë mes entuziazmit të mbështetësve të tij, në një mjedis paralel, Basha mbante mbledhjen me një grup të ngushtë në një mjedis tjetër. Mbështetësit e foltores që ishin dendur në korridorret e selisë buçisnin me thirrjet “Berisha, Berisha dhe Basha ik.

Të dy mbledhjet zhvilloheshin fare pak larg njëra tjetrës në të njëjtin koridor të katit të dytë të godinës së PD-së.

©Lapsi.al



29 Comments

  1. Kur dhunohet selia e opozites dhe kercenohet frikshem kryetari i saj ne kete vend cdo qytetar ndjehet i pambrojtur dhe viktime e cdp momenti. Ky eshte fataliteti i shtetit ligjor te Rames ne rradhe te pare me pasoja te paparashikushme per qytetaret.

      1. Ku është Namuti me GËLBAZËN ?
        Dhanë fjalën se më 26 prill do të varnin veten .
        I mbushën brekët dhe nuk e bënë.
        Ju thashë se ditë të zeza do t ‘ju shohin sytë.
        Nuk besuan. Tani e besojnë, por shpresojnë se do kalohet dhe kjo.
        Mirëpo ky është vetëm fillimi. Më e keqja nuk ka ardhur…

    1. Ka një “lajm” flagrant të pavërtetë që në krye të këtij shkrimi , kur thuhet se Berisha vërshoi në selinë e PD, me të gjithë deputetët e përjashtuar , dhe të 29 antarët e “komisionit të rithemelimit të PD”
      Vetë Berisha e deklaroi se kam ardhur këtu me këtë “komision” (që të sjellë ndërmend themelimib e Partisë komuniste mga grupet ekzistuese në vitin 1941), për të vendosur për referendumin..
      Në fakt aktin e paligjshëm të përjashtimit të Bashës e gjithë kryesisë legale të PD, e bëri Berisha me “kongresin futbollistik” në stadium.
      Është ai që nuk priti të ashtuquajturin “referendum”, por me votime komike me ngritjen e dorës si nazistët për Hitlerin, “vendosi” përjashtimin.
      Mandej ku është parë e dëgjuar që një grup i një partie i udhëhequur nga një deputet i pavarur, të marë ppërsipër e të otganizojë një referendum i vetëm pa mendimin ndryshe e pa kobtrollin e paanshëm ?
      “Kongresi futbollistik” paskej vendosur që në PD të respektohen fraksionet, pra mendimi ndryshe.
      Po ku vete e bën qoftë edhe mbledhje për referendum, pa praninë e kryesisë legale të kësaj partie e jo më me fraksionin e Patozit ?
      Dhe kulmi i kulmeve të kësaj komedie, referendumi është vendosur të bëhet pikërisht në ditën kur Partia demokratike e njohur ligjërisht nga KQZ e Gjykatat, në datën 18 dhjetor me urdhër të Berishës e “aktivistes amerikane” Evi Kokalari
      Këshimlli kombëtar, Kryesia e partisë e deputetët e nominuar të parlamentit, e vetë kryetari i PD , z.Basha, përbëjnë shumicën .
      Në asnjë vend të botës demokratike , pasi është zgjedhur përfaqësia që normalisht përbën elitën politike, nuk mund të përjashtohet ky përfaqësim nga funksionet, veçse me rizgjedhje të reja të gjithë partisë e jo vetëm me kërkesën e një personi që nuk është aktualisht deputet i partisë.
      Kërkesën e përmbysjes së rezultatit të zgjedhjeve mbrenda partisë nga një person që nuk është më deputet i saj, me “revolucion të dhunshëm” të “bazës”, mund ta bëjnë vetëm “tevolucionarët marksistë” e kursesi një parti e djathtë apo më keq akoma një parti e djathtë konservatore, siç po shitet fraksioni i Berishës.
      E dëgjova “fjalimin” e kryetarit të PD të degës së Fushë Krujës në fushën e stadiumit të futbollit.
      Më erdhi keq për te se e kishin detyruar të gjorin të bënte një punë që nuk ja kishte fare idenë.
      As e kishte idenë fare se përse po bëhej gjithë kjo gjurulldi, por doli e tha vetëm se “e kam realizuar planin 90%” për të marë firma dhe u habit kur e brohoritën me thirrjet “Berisha, Berisha, Berisha”

    1. Hahahahhaah, bandit se do te ti qij robt Edi Rames dhe do te jetosh ti me mire? Prandaj eshte bandit?:)))

      A mjeran sufllaqe mjeran.

  2. Berisha eshte bandit dhe banditit i duhen vene prangat.
    Dhe ju te Lapsit jepeni komentin tim mos mbani me hater banditin sepse kur i kerkoni USA te mos shkele ligjet e demokracise shihni ne radhe te pare te mos i shkelni ju vete.

    1. Edhe Lapsit duhet ti vihen prangat, sidomos Bushatit që ka tradhëtuar gazetarinë e shitur te edvini.

  3. A doni me nga ky. Totalisht ne shkelje flagrante te ligjit ky sulmon nje institucion kushtetues qe eshte partia opozitare me e madhe. Po te donte i bente dhe ligjore veprimet Po frika se mos ja fusnin rruges e beri qe ti bente gjerat sipas menyres se vetme qe njeh, dhunes.

    1. O idiot, Sali Berisha është Baba i PD, nuk ka njeri me dy pare mend në kokë që mund ta ndalojë të hyjë te Partia që e ka krijuar e bërë fituese disa herë!

    1. tok e xanum. te provoj njeri po deshi ti marri partin sales. edhe kur te vdes do ju marri te gjitheve me vete, se nuk shkon dot ne ate bot ndryshe, d ngelet si fantazem qe vjen rreth shqupit, baba.

  4. ja dhe saliu, pasi na solli demokracin ne shqiptareve ua solli dhe ju demokrateve. bravo sale. sna the icik ato leket ku i gjete, gjith ai organizim.

  5. Toke e zanun , demokraci e zanun, Lapsi i zanun, Bushat-Lybonje-Shkullak revolucionare te zanun, zanun, zanun…… duam baben.

  6. O njerez…. Mos tallni bolet me PD.
    Boll tani, se jan ber per gjynah. Nuk eshte mire te tallemi.
    Un jam i medimit qe TANI te behen zgjedhje te pergjithshme. Dhe ps te mari 85%. Pjesen tjeter ta ndajn keto partit e ndara.

    1. Bole madhi eshte ai qe mbledh njerzit. PS-ja , ka vetem byth medhenje dhe cicmedhnje LGBT o karuc.
      Do e shohesh sa do mari PS-ja. PS-ja nuk jane vetem sufllaqet o robqir. Edhe socialistet e ndershem kane lene lesht me gerdallen keto 9 vite o kar.

  7. Bushat revolucioni, te imagjinoj tani duke qeshur me cinizmin tend te rithemeluar. Revolucioni antiamerikanovic triumfoi.

  8. DIkur Berisha pat thënë se vetëm me demokratët e Mamurasit e rëzoj Fatos Nanon.

    Imagjinoni që në këtë situatë kur shumica e shqiptarëve nuk kanë më se çfarë të humbasin, janë gati që me një thirrje të Berishës të vijnë në Tiranë e të mos largohen derisa ta rrëzojnë edvinin.

    Ndërsa ky plehu basha i mbaruar është.

  9. Basha: Berisha është një paçavure, i rrethuar nga paçavure të tjera. Erdhi në krye të PD më 1990 me dy tesera partie në xhep,ky qullashi lulzim qe po i Ben gropen babait te tij kriminel me keq sa ja beri amerika

    1. O injorant në 1990 kishte vetë nj parti,në 11 dhjetor 1990 u krijua PD, dhe teserat e PP i dogjën komunistët e ndershëm, por edhe shumë shkërdhata që e nuhatën ndryshimin, që e kishte promovuar Sali Berisha, Ylli POpa e të tjerë intelektualë edhe pse komunistë, por profesionistë të arsimuar e që e donin Shqipërinë.

  10. ka një ngjarje që pakëkush është tronditur më shumë se sa Sali Berisha dhe ka të bëjë me ndalimin e Adriatik Llallës në Romë, si një nga personat “non grata”, që është dënuar dhe nga drejtësia shqiptare. Ai është një lajm i keq për “Foltoren dhe Sali Berisha kishte nevojë që ai lajm të pëjetohej sa më pak nga mbështetësit e tij, duke e zhurmuar me një akt bandistesk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *