• |
ide | kryesore

Champions/ Shorti i Champions përplas Ronaldo vs Mesit: shkon mirë për Juventus dhe Inter

-Instant, F1, Sport
Champions



Përplasje epike dhe short i favorshëm për ndonjë tjetër. Ka përfunduar në Nion të Zvicrës shorti i 1/8 të Champions, ku nuk kanë munguar surprizat. E gjithë vëmendja megjithatë, edhe më shumë se PSG-Manchester United, do të jetë në sfidën brenda sfidës Ronaldo vs Mesi, që do të rikthehen të përplasen së bashku.

E përpjetë edhe rruga për Bayern Mynih, që ka peshkuar një nga ato skuadra që hapin punë, sidomos në sfidat me eleminim direct, Atletico Madrid. Kështu, Simeone duhet të bëjë llogaritë me superfuqinë gjermane, në të cilën Nagelsmann ka vetëm fitore në Europë. Ka shkuar krejtësisht mirë për Inter e Juventus, aq sa mund të shkojë në këtë fazë të kompeticionit: zikaltrit gjetën përballë Ajax, ndërsa bardhezinjtë Sportingut të Lisbonës. Në ndeshjet e tjera City do të përballet ndaj Villareal dhe Real Madrid është shortuar me Benfican. Goglat e kanë vënë Chelsea përballë kampiones së Francës, Lille, ndërsa Liverpuli do të sfidojë ekipin e Salzburg.

NDESHJET E FAZËS SË 1/8 TË CHAMPIONS

BENFICA – REAL MADRID
VILLAREAL – MANCHESTER CITY
ATLETICO MADRID – BAYERN MYNICH
SALZBURG – LIVERPOOL
INTER – AJAX
SPORTING LISBONE – JUVENTUS
CHELSEA – LILLE
PSG – MANCHESTER UNITED



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *