• |
ide | kryesore

Europa League, shorti i playoff trondit italianet: Barcelona për Napolin, Porto për Lazion e Dortmund kërcënon Rangers

-Instant, Sport



Mund të konsiderohet një short i hidhur për skuadrat italiane të përfshira në play-off të Europa League, ndwrsa fitueset e sfidave të dyfishta të playoff do të përballen me skuadrat e para të renditura në fazën e grupeve të Europa League, që janë të kualifikuara, ose më saktë Lion, Monaco, Spartak Moskë, Eintracht Frankfurt, Galatasaray, Crvena Zvezda, Bayer Leverkusen e West Ham.

Beteja më e fortë e rezultuar nga goglat e Nyon i takon napolitanëve, që kanë peshkuar Barcelonën, që ndoshta është në krizë vërtetë, por sërisht mbetet Barcelona. Atalanta, e zbritur nga Champions League, gjeti në gogla Olympiakos, ndërsa shumë më keq ka shkuar për Lazio dhe Napolin. Në fakt, bardhekaltrit e Sarrit, do të përballen me Porton, që vjen nga performancat e rëndësishme të bërë në një grup me Liverpool e Atletico Madrid të kualifikuar e Milanin të eleminuar.

Sevilla ka zbritur në kompeticionin që e njeh më mirë se kushdo dhe Dinamo e Zagrebit mund të mos jetë pengesa më e pakalueshme për ta, por gjithësesi duhet të bëjnë kujdes nga kroatët plot talent. Skuadra tjetër andaluziane, Betis duhet të bëjë llogaritë me fushën më të akullt të turneut, në Shën Petersburg, aty ku e pret Zenit. Shumë interesante do të jetë edhe përplasja mes Leipzig dhe Real Sociedad, me spanjollët në një formë shumë të mirë dhe gjermanët jo në momentin e tyre ideal.

Borussia Dortmund pasi ka zbritur nga Champions, do të dojë të bëjë rrugë duke sfiduar në playoff Rangers, me skocezët që kanë gjetur një nga kundërshtarët që donin absolutisht ta evitonin. Moldavët e Sheriff Tiraspol, që bënë historinë e tyre në Champions, aty ku e nisën duke eleminuar Teutën, tani do ti duhet të superojnë veten ndaj Bragës.

EUROPA LEAGUE, SHORTI I PLAYOFF
1° playoff: Sevilla-Dinamo Zagreb
2° playoff: Atalanta-Olympiakos
3° playoff: Leipzig-Real Sociedad
4° playoff: Barcellona-Napoli
5° playoff: Zenit-Betis Sevilla
6° playoff: Borussia Dortmund-Rangers
7° playoff: Sheriff Tiraspol-Braga
8° playoff: Porto-Lazio



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *