• |
ide | kryesore

FOTO/ Shorti i Champions, revoltë në rrjet kundër Uefa-s: “Ceferin out”

-Instant, Sport



E bujshme ajo që ndodhi me Uefa-n me shortin e Champions League të anuluar për shkak të një mosfunksionimi të serverit që do të thoshte se skuadrat në vazo nuk ishin ato të saktat. Një gabim befasues që ka shkaktuar një sërë reagimesh zinxhir në rrjetet sociale, që në shënjestër kanë patur organizmin më të lartë drejtues të futbollit europian.

Duke nisur nga ajo ironike e Juventusit e cila u shortua me portugezët e Sporting Lisbonës. Me të dëgjuar lajmin se gjithçka do të duhej të bëhej sërish, llogaria e Juventusit ka ripërtërirë shënimin zyrtar të UEFA-s, në të cilin komunikohet se “shorti është shpallur i pavlefshëm dhe do të ribëhet tërësisht në orën 15”, duke e shoqëruar me emoticon e një fytyrë e shtangur, me faqe të kuqe. Ironi e klubit të Juventusit, së cilës i shtohet edhe ajo e ‘Prime Video’: Këto shorte të Champions League ishin aq argëtuese sa gati gati duhet një tjetër raund… Shihemi sërish në orën 15!.

“UEFA cfarë gafe” apo “Në këtë pikë a nuk mund t’i përsërisim edhe ato për playoff të Botërorit”, ishin komentet e shumtë private në Tëitter, ndërsa nuk munguan as ‘memet’ kinematografike. Nga ana e tifozëve ka lindur kështu hashtagu “Ceferin out”, sulm frontal ndaj presidentit të Uefa-s që konsiderohet përgjegjës për gabimin e bujshëm të Nyonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *