• |
ide | kryesore

Menaxheri shqiptar, hetohet për transferimin e Pjanic e Chiesa: ‘figura’ pas Chiodit akuzohet për krim fiskal e pastrim parash

-Instant, Sport



Fali Ramadani dhe Pietro Chiodi janë dy të dyshuarit në hetimin milanez për krime tatimore, pastrim parash dhe vetë-pastrim, të përqendruar në komisione në operacione të ndryshme të merkatos së lojtarëve. Financierët e njësisë speciale të policisë financiare të Milanos, të koordinuar nga prokuroria, kanë kërkuar dokumente nga njëmbëdhjetë klube (Cagliari, Fiorentina, Frosinone, Juventus, Inter Milan, Napoli, Roma, Spal, Torino, Verona). Në shënjestër janë edhe operacionet që sollën Pjanic nga Juve te Barcelona dhe kalimi i Chiesa nga Fiorentina te Juventusi.

Financierët e njësisë së posaçme të policisë financiare, përveç se kanë kontrolluar Chiodin, në hetim së bashku me Ramadanin, kanë kërkuar nga njëmbëdhjetë klubet letrat e operacioneve të drejtuara nga dy menaxherët, sepse – kjo është hipoteza hetimore – menaxheri shqiptar, me ndihmën e tij italian, të konsideruar si “figurë” e tij, kishte arritur të mos paguante asnjë taksë.

Praktikisht, ai ka arritur të mos deklaronte asgjë në organet tatimore italiane për shifrat e mbledhura për ndërmjetësimin e shit-blerjeve në Itali dhe, për më tepër, duke bërë që tarifat e tij të kalonin përmes një rrjeti kompanish të huaja. Prej këtu rrjedhin akuzat për evazion fiskal, si dhe për pastrim parash dhe vetëpastrim të shumave të fshehura nga organet tatimore.

Hetuesit, me sa mësohet, me dokumentet e marra sot në zyrat e shoqërive duan të kalojnë në sitë të gjitha operacionet në të cilat Ramadani dhe Chiodi kanë vepruar si menaxherë në shitblerjet e futbollistëve, duke mbledhur “komisione”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *