• |
ide | kryesore

Presidenti i Afrikës së Jugut infektohet me koronavirus

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ka rezultuar pozitiv për koronavirusin të dielën. Sipas raportimeve, deri më tani presidenti ka shfaqur simptoma të lehta.

“Presidenti filloi të mos ndihej mijë pasi u largua nga Shërbimi Përkujtimor Shtetëror në nder të Zëvendës Presidentit FW de Klerk në Cape Town më herët sot,” thuhej në deklaratën e lëshuar nga presidenca.

Presidenti, i cili është i vaksinuar me të dyja dozat është vetizoluar në Cape Town dhe përgjegjësitë e tij ia ka deleguar zv/presidentit David Mabuza.

Kujtojmë se Afrika e Jugut është cilësuar së fundmi si vendi ku është shfaqur për herë të parë varianti Omicron i koronavirusit i cili, sipas disa studimeve, pritet që së shpejti të bëhet lloji dominant i virusit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *