Reperja e njohur Doja Cat ka rezultuar së fundmi pozitive për COVID-19.
Lajmi ështv bërë i ditur nga vetë këngëtarja e cila përmes rrjetit të saj social,Instagram, ka treguar se për këtë arsye është e detyruar t’i anulojë performancat e saj të ardhshme.“Siç shumica prej jush ndoshta keni dëgjuar më herët, disa anëtarë në ekipin tim rezultuan pozitivë për Covid-19 dhe më duhej të anuloja disa nga shfaqjet e mia të ardhshme si një masë paraprake sigurie.Fatkeqësisht, jam e trishtuar të ndaj që sapo u testova pozitive dhe nuk do të jem më në gjendje të performoj në pjesën tjetër të turneut iHeartRadio Jingle Ball. Ndërsa humori im është i rënduar pasi nuk mund të jem atje për të festuar me fansat e mi në Philly, DC, Atlanta dhe Miami, jam mirë dhe mezi pres të shërohem dhe të kthehem atje sa më shpejt që të mundem! Pjesa tjetër e ndalesave të turneut kanë disa formacione vërtet të shkëlqyera, do të doja që të mund të isha atje. Shumë dashuri”, shkroi Doja në postim.