• |
ide | kryesore

Reperja e njohur infektohet me Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperja e njohur Doja Cat ka rezultuar së fundmi  pozitive për COVID-19.

Lajmi ështv bërë i ditur nga vetë këngëtarja e cila përmes rrjetit të saj social,Instagram, ka treguar se për këtë arsye është e detyruar t’i anulojë performancat e saj të ardhshme.“Siç shumica prej jush ndoshta keni dëgjuar më herët, disa anëtarë në ekipin tim rezultuan pozitivë për Covid-19 dhe më duhej të anuloja disa nga shfaqjet e mia të ardhshme si një masë paraprake sigurie.Fatkeqësisht, jam e trishtuar të ndaj që sapo u testova pozitive dhe nuk do të jem më në gjendje të performoj në pjesën tjetër të turneut iHeartRadio Jingle Ball. Ndërsa humori im është i rënduar pasi nuk mund të jem atje për të festuar me fansat e mi në Philly, DC, Atlanta dhe Miami, jam mirë dhe mezi pres të shërohem dhe të kthehem atje sa më shpejt që të mundem! Pjesa tjetër e ndalesave të turneut kanë disa formacione vërtet të shkëlqyera, do të doja që të mund të isha atje. Shumë dashuri”, shkroi Doja në postim.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *