• |
ide | kryesore

Rita Ora rrëfen betejën me ankthin:Gjithçka nisi kur mami im vuante nga sëmundja e rëndë

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Rita Ora ka rrëfyer së fundmi problemet e saj me ankthin.

Në një intervistë , ajo tregoi se filloi të kishte ankth  që në adoleshencë kur mamaja e saj,Vera, zbuloi se vuante nga kanceri gjirit. “Shkova te mjekët. Unë mendoja se kam astmë. Nuk e kuptova se ishte një sulm paniku. Mendoj se fjala “sulm paniku” më trembi.”, tha ajo. “Isha e pafuqishme. Ndjeva sikur: Epo, çfarë do të bëj pa nënën time? Nuk mund ta kuptoja një botë pa të. Ishte një kohë shumë konfuze, sepse ajo ishte gjithmonë aty për të qenë shkëmbi ynë dhe spiranca jonë.”, u shpreh këngëtarja.Edhe pse mamaja arriti ta mposhtë sëmundjen Rita rrëfeu se ka vazhduar të ndjekë terapi që në moshën 17-vjeçare.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *