• |
ide | kryesore

Të rinjtë e FRPD: Na kërcënuan njerëz me kapuçë dhe me armë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Grigels Muçollar, ish-sekretar i FRPD-së, zbuloi për mediat se të rinjtë e forumit janë kërcënuar nga persona të armatosur dhe me kapuçë.

Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme, kur Sali Berisha më mbështetësit e tij shkoi në PD dhe mbajti mbledhjen e Komisionit të rithemelit të PD-së.

Të rinjtë e FRPD-së me Belind Këlliçin në krye shkuan tek zyrat e FRPD-së dhe zbuluan se bravat e dyerve ishin ndërruar. Pas një përplasje ku të rinjtë e FRPD-së thonë se u kërcënuan nga persona me armë dhe kapuçë, Belind Këlliçi arriti të hyjë në seli. Në transmetim live ai telefonoi policinë dhe kërkoi që të hetohet për vjedhje. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Berisha plas bombën: Basha mbushi selinë me banda të armatosura, sapo u kërcënuan të rinjtë e FRPD



5 Comments

  1. nanji prov, apo vari karin, pjes e skenarit dhe kjo. ju jeni te paligjshem aty, smund ti besh gjerat me dhun e pastaj te ankohesh per dhunen. tipike e saliut kjo. qellon e pastaj thot me qelluan. forca me e madhe e saliut qendron ne faktin se ata qe e dnjekin jan pa mendim personal. si robota thon e bejn cfar ti thot sala.

    1. Ik mer bythqim fanatik. Me robqir si puna jote qe kenaqen duke ngrene fara luledielli gjithe diten e sufllaqe qyl, sbohet ky ven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *