• |
ide | kryesore

Video/ Dy gola të anulluar e një shtyllë: Kukësi ngec me Teutën, Longo braktis intervistën dhe akuzon specialistët e Supersport

-Instant, Sport, Video



Nuk ka fitues në Elbasan Arena me Kukësin e Teutës të bllokuar në një barazim që nuk i bën punë për objektivët që kanë. Rezultati i dytë radhazi pa fitore për veri lindorët që ka nervozuar jo pak teknikun Diego Longo, që në përfundim të ndeshjes është konfliktuar me SuperSport dhe analistët në studio, konkretisht Sulejman Memën, duke i akuzuar për “tifozë” e “të qëllimshëm”: “Respektoj gazetarët dhe mediat se është fuqi e punës tonë, futbollit. Por nuk do të flas me tifozë, nuk do të dal në TV të flas me ta. Nëse është për të folur me tifozë flas me tifozët e ekipit tim, jo me të Tiranës apo ekipeve të tjera. Kam përgjegjësinë time para tifozëve. Deri në momentin që të ketë një ndjesë publike për mua dhe tifozët e Kukësit, nuk do të flas më. Nëse një gjë ndodh, jam përgjegjësi i ekipit. Ai trajneri që ishte në studio (Mema), është tifoz i Tiranës, foli si tifoz. Nuk dua të flas me të, edhe “SuperSport” nuk duhet të sillet kështu. Më pas një person i stafit tim u sulmua nga TV dhe nuk është profesionale” tha Longo duke u larguar nga intervista.

Për ndeshjen asnjë fjalë, megjithëse gjithcka ndodhi vetëm në një pjesë loje, në të cilën skuadrat provuan të fitojnë, por u ndalën nga shtyllat, një për secilën skuadër, ndërsa kuksianët mund të kapen edhe me fatin e keq, me dy gola të anulluar: “Kukësi është shumë mirë në organizim, menduam ti prisnim në gjysmëfushën kundërshtare dhe të niseshim në kundërsulm, portierin e kishte me porosi që të niste lojën me shpejtësi kur kishte mundësi. E interpretuam mirë, se e dimë që kemi pasur probleme me golat e pësuar dhe ishte shumë e rëndësishme të ruhen ekuilibrat në fushë”, shpjegoi tekniku i Teutës Renato Arapi në përfundim të sfidës.

Ndoshta të frikësuar disi nga ato që shpenzuan në pjesën e parë, në të dytën përballja u zhvillua në mesfushë, me shumë faulle e shumë gabime në pasime, gjë që çoi rrjedhimisht drejt një barazimi pa gola që nuk lëviz dy skuadrat në pozicionet ku janë në renditje, pavarësisht se kjo situatë nuk e demoralizon Arapin: “Shembullin e kemi nga vjet se kemi qenë 11 pikë larg Vllaznisë në fund të fazës së dytë. Nuk është se varet vetëm nga ne, është shumë e vështirë se duhet të gabojë Tirana, Vllaznia Kukësi. Është e vështirë por do të bëjmë maksimumin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *