• |
ide | kryesore

Vjedhje në banesa dhe ndërprerje të qëllimshme dritash, policia arreston 5 të rinjtë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vjedhje, kallëzim të rremë e moskallëzim krimi. Dy prej tyre rezultojnë të dënuar më parë për vrasje e vjedhje. Blutë njoftojnë se janë vënë në pranga 3 shtetas, për vjedhje të banesave dhe të automjeteve. Këta persona studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke ndërprerë ndriçimin elektrik të rrugës dhe të kamerave në hyrje të banesave. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet, të cilat kanë rezultuar të vjedhura në banesat e lartëpërmendura.

Gjatë këtij operacionit gjithashtu janë arrestuar edhe 2 shtetas të tjerë, për veprat penale “Kallëzim i rremë” dhe “Moskallëzim krimi”. Të dy këta persona të dënuar për vrasje dhe vjedhje në Shqipëri, Itali e Zvicër. Këta shtetas, pasi kanë vuajtur dënimin me dy vite burg në Zvicër, për vjedhje, nga viti 2018 deri në vitin 2020, janë dëbuar nga Zvicra dhe janë kthyer në Shqipëri. Nga hetimet rezulton se këta dy persona, së bashku me një shtetas tjetër që aktualisht ndodhet në Angli, ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes në Itali e Zvicër, në formën e një grupi kriminal. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre personave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *