• |
ide | kryesore

Aksident në Maminas, një i plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Maminas-Manzë, ku një automjet ka goditur një karrocë. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:25 në fashtin Rubjekë. Burime zyrtare bënë me dije se një automjet me drejtues shtetasin me inicialet I. S., ka goditur karrocën që tërhiqej me kafshë dhe për pasojë është lënduar shtetasi me inicialet A. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *