• |
ide | kryesore

Andrea Bocelli performo në një darkë private, bileta kushton 20 mijë dollarë

-Instant, Paparazzi, Slider



Tenori i famshëm italian, Andrea Bocelli, mbrëmë ka performuar në një darkë private me 50 persona në Hunt & Fish Club, ku 20 mijë dollarë kushtoi vetëm çmimi i biletës, sipas Page Six.

Evenimenti thuhet se ishte i mbushur me njerëz të famshëm dhe se bashkë me të këndoi edhe artistja e kantautorja amerikane, Amelia Milo. Milo po promovonte këngën e saj të re “The First Time I Saw Snow”, të cilën e solli vetëm disa ditë më parë. Biletat dolën në shitje në FlatterNFT , një faqe interneti që shet të tilla për çdo organizim që bëhet. Këngëtari i nominuar për ‘Grammy’ të mëkurën dhe të enjten do të jetë prezent për të interpretuar edhe në Madison Square Garden, përpara se të shkojë në një turne mbarëkombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e kaloi pjesën tjetër të vitit duke bërë turne në Evropë. Ylli italian po ashtu para pak muajsh u bë e ditur se do të performojë në Botëror 2022, përkrah emrave të mëdhenj si Lady Gaga e bendit Aerosmith.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *