• |
ide | kryesore

Basha: PD ka rrëzuar kultin e individit dhe është ndarë nga e shkuara

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë një tjetër mesazh mëngjesin e sotëm për Kuvendin e PD që do të mbahet në 18 Dhjetor. Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka publikuar një foto nga instilacioni me firmat e themeltarëve të PD-së, i cili u vendos përpara selisë blu në ditëlindjen  e partisë më 11 Dhjetor.

Mes të tjerash Basha thekson se PD ka rrëzuar kultin e individit duke u ndarë nga e shkuara. Sipas tij në 18 dhjetor demokratët zgjedhin me qytetari të ardhmen.

“Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërisht të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”,-shkruan Basha.



5 Comments

  1. Ore eshte ne terezi ky mashtrues , Basha e Rama Jan dy persona qe tani per tani jane perfaqesues te kultit te individit.Rastet ky Basha ka treguar se perfaqeson e individit 1) braktisja e reformes territoriale 2) mareveshja me Ramen ne 2017 3) perpilimi i listave per deputet ne 2017 3 ) djegia e mandate te deputete e 4) braktisja e zgjedhjeve lokale ne 2019 duke ja dhuruar pushtetin lokal Rames.Ky ka emision nga Soros per te shkaterruar te djathten shqiptaret. Mjeran jane ata deputet te opoziten qe e perkrahin.

  2. Ai i kujtoi Berishës ngjarjet e 97 duke thene se e ka nxjerrë në pah anën e tij më të errët. “Është rikthyer versioni i 1997-s i Sali Berishës, këtë herë version më i plakur dhe më qesharak”, tha Basha.

    Ish-Kryeministrin e fajësoi edhe për 21 janarin 2011, që e cilësoi si i njëjti skenar që realizoi me hyrjen në selinë e PD. “Sali Berisha erdhi me të njëjtin skenar si ai i 21 janarit, veçse unë nuk iu përgjigja ndërsa më 21 janar, Sali Berisha u përgjigj”, u shpreh Basha.

  3. keta te gjith krijojn kult individi se jan din mentalitetin shqipeve. enverista nje pjes e mir akoma. ka nga ata qe qajn e shkulin floket per enverin edhe sot, sic ka nga keta qe duan baben/salen se si japin dot kuptim jetes. keshtu dhe rama apo basha duan te ecin ne gjurmet e enverit dhe saliut. e tmerrshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *