Shumë dashuri nga ana e Betis për numrin e tyre 10 Sergio Canales. E cila do të ishte mënyra më e mirë për ta demonstruar gjithë këtë ndjenjë, nëse jo me një rinovim të kontratës së plotë me një klauzolë lirimi prej… 1 miliard euro.
Pikërisht kështu, sepse në këto orë klubi spanjoll ka bërë të ditur rinovimin e kontratës së lojtarit. Mesfushori është lidhur me bardhejeshilët deri në vitin 2026, e klauzola e zgjidhjes së kontratës është vendosur pikërisht në shifrën monstruoze prej një miliardë eurosh. 30 vjeçar, Canales mbërriti te Betis në vitin 2018 dhe i bëri të gjithë për vete. Këtë sezon ai ka koleksionuar 21 paraqitje, duke shënuar 2 gola dhe duke ofruar 5 asiste.
Ashtu si lexohet në faqen e Betis, fantazisti i datëlindjes 1991 ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në ekip me kalimin e viteve, si për sa i përket performancave në fushë, ashtu edhe për ndikimin dhe lidershipin në dhomën e zhveshjes ku ai është bërë një nga kapitenët. Në total Canales ka luajtur 139 ndeshje zyrtare me 27 gola dhe 20 asiste.
📣 OFICIAL | El mago @SergioCanales renueva con el #RealBetis hasta 2026 🧙♂️🤩
¡Todo al 10! 👏👏
➡ https://t.co/fwvM1Kaqg8 pic.twitter.com/SqAWLkU8QJ
— Real Betis Balompié 🌴💚 (@RealBetis) December 14, 2021