• |
ide | kryesore

Detajet/ Lefter Koka u arrestua në Durrës dhe u soll në Tiranë nga policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Gazetarja Klodiana Lala tha se ish-ministri Koka është arrestuar në qytetin e Durrësit dhe është sjellë në Tiranë, ku prokurorët e Prokurorisë së Posaçme do t’i ofrojnë të drejtën që ai të japë shpjegimet e tij.

Gjatë këtyre muajve që Lefter Koka ka qenë nën hetim, SPAK ka kryer kontrolle në bizneset e tij, në dokumentacionet e Ministrisë së Mjedisit, që ai ka drejtuar, si dhe ka kërkuar informacione nga institucionet shtetërore, duke sekuestruar një sërë materialesh dhe duke bërë që sot ta çojë pas hekurave ish-ministrin.

Në orët në vijim mund të ketë të tjera arrestime, pasi dosja e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdha të kohëve të fundit.

Mbi ish-ministrin Koka rëndojnë disa akuza si ajo e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe është ish-zyrtari i parë i arrestuar në lidhje me dosjen e inceneratorëve, pasi nga hetimet e SPAK ka rezultuar se ka shkelje të rënda sa i përket kontratave me inceneratorët.

Referuar burimeve nga Policia e Shtetit, gazetarja Lala thekson se aktualisht Koka ndodhet në banesën e tij në Durrës, pasi efektivët po ushtrojnë kontroll, por pritet që të shoqërohet drejt kryeqytetit për t’u mbajtur në qelitë e paraburgimit. /BW



7 Comments

  1. Sali Berisha vërtetë po lufton për jeta a vdekje për të gjetur një strehë politike për Familjen e tij non grata, por kur vjen puna e konsumimit të veprave penale, përdor gjithnjë të tjerët, duke shpëtuar prapanicën e tij.

    Urdhëroi verbalisht SHIK për zhdukjen e Remzi Hoxhës vetëm se Hoxha e pa në një takim me Mollosheviçin në Shën Naum.

    Urdhëroi Bashkim Gazideden për përgjimin e Azem Hajdarit, rrahjen kundërshtarëve në PD dhe PS, lidhjet me celulat terroriste, për pushtimin e Jugut etj.

  2. Jane bere planet . Do rrije ca muaj ne burg dhe ne fund do dale ose i pafajshem ose do denohet me 600 pune te detyruar . hahahhhahahhaaaaaaaaaa ….jeni plehra e kaluar plerave . Po nuk ju pre koka kryekurves se mavive dhe financierit te tij (paaaak ezmer) nuk gjen derman ky vend/

    1. eeeeeeh more Lefter , cfar ke henger do ti vjellesh.te kujtohet Gjiri i lalzit ti vellai yt Nardi, Meta e Rama hanit ngjalaaaaà.hani hani ju mbet ne fyt djersa e fukarenjve.

  3. eeeeeeh more Lefter , cfar ke henger do ti vjellesh.te kujtohet Gjiri i lalzit ti vellai yt Nardi, Meta e Rama hanit ngjalaaaaà.hani hani ju mbet ne fyt djersa e fukarenjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *