• |
ide | kryesore

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta poeti Arben Duka

-Instant, Lajme, Të fundit



Poeti i njohur Arben Duka ka ndërruar jetë. Mësohet se Duka ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak. Ai u dërgua në spital mbrëmjen e djeshme nga familjarët pas problemeve shëndetësore dhe ndërroi jetë në spital.

Kush ishte Arben Duka

Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Duka është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar.

 



13 Comments

  1. Nuk ben te flasesh keq per nje ri qe nderon jet po mund te them se kushedi sa mllef dhe urrejtje ka pas keto dit me saliun sa i pushoi zemra

  2. Poet me talent, sipas tij e donte Shqiperine, por sikur mos te ishte komunist do te qe me mire per ne njerezit e lire!!

  3. I paharruar do mbetesh.
    Ben Duka pervec shkrumeve politike eshte autor i shume e shume kengeve. Keta njerez jane talente ne llojin e vet, dhe brezqt po nxjerrin gjithnje e me pak te tille.

  4. Shpreh bashkëdhembjen me familjen, miqët dhe lexuesit për vdekjen e hershme, të ushtarakut dhe poetit të njerëzishëm e patriot, Arben Duka.
    Qoftë i përhershëm kujtimi për te!

  5. Iku njeriu pa cipe, qe dikur u kenaq qe nje kolegeje i iku djali me kancer. Njeri pa dinjitet llafazan dhe pa moral. Hiqesh si komunist por ishte nje zemerzi qe ngjallte neveri.

  6. Nje bêjtexhi komunist me pak. E vrau inati qe kishte me Berishen, jesoj si ai Stefani gazetar qe nuk dinte te bente tjeter vetem te çirrej kunder Berishes! Paste kemben e mbare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *