• |
ide | kryesore

Grida Duma e paditi për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Veliajn

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme e ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliajn, pasi ky i fundit u padit nga nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma për shpifje. Duma e ka paditur kryebashkiakun për shpifje më 24 mars në Gjykatën Penale pasi Veliaj e akuzoi “si trafikante të njohur apartamentesh”. Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.

Të njëjtin mendim me gjykatën pati edhe prokuroria, e cila ka nënvizuar se kryebashkiaku s’ka shkelur ligjin dhe s’ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.

 



3 Comments

  1. erion velia dhavetem te verteten pasi dielli nuk mbulohet me shoshe moj gridare ti duhet te japesh llogari per leket se ku i ke gje tur te gjithe kemi punuar dhe punojme por nuk kemi akoma nje shtepi per te futur koken pa le me per garderoben e parukieret qe ju paguani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *