• |
ide | kryesore

Historia/ Si e përdori Rama limonin e shtrydhur Lefter Koka

Arkiva, Kryesore



Në fillim të këtij shtatori, pak ditë para se të fillonte sesioni i ri parlamentar, shumëkush mbeti i çuditur kur dëgjoi se deputeti i sapo zgjedhur i PS-së, Lefter Koka kishte dhënë dorëheqjen. Kjo habi bëhej edhe më e madhe nga mungesa e arsyetimit të këtij akti në njoftimin që vetë Koka bëri në Facebook. Shprehja se “…është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël,” nuk i thoshte asgjë kureshtarëve.

Por, për ata që i njohin kulisat dhe prapaskenat e politikës nuk kishte asnjë mister. Lefter Kokën po e lëshonin ata që e kishin mbrojtur dhe përdorur, për ta hedhur në kthetrat e drejtësisë. Edi Rama ia kishte rrëmbyer atë Ilir Metës, e kishte përdorur për ta lënë LSI-në pa deputet në Durrës, e kishte bërë pjesë të listës përkrah me emrin e tij në këtë qytet, tani ia kishte hequr vështrimin dhe mbështetjen. Ashtu si me skenarin e arrestimit të zyrtarëve të uniformave të policisë, që u pushuan nga puna para se të prangoseshin edhe me Kokën u ndoq e njëjta linjë. Kryeministri që kontrollon gjithçka edhe në SPAK, e mënjanoi Kokën nga grupi parlamentar në mënyrë që kur të vinte ora e spektaklit me drejtësinë, ai dhe partia në pushtet të njolloseshin sa më pak.

Ky moment mbërriti tre muaj më pas dhe sot ish ministri, kryebashkiaku dhe deputeti 57 vjeçar akuzohet nga SPAK për veprat penale: “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në mega aferen e inceneratorëve.

Pak a shumë, në sferat e larta të politikës të gjithë e dinin se kjo do të ndodhte. Rreth një muaj para zgjedhjeve, edhe e hidhëruar që Koka e kishte tradhëtuar, shefja e LSI-së, Monika Kryemadhi e denoncoi atë në prokurorinë speciale për aferën e inceneratorëve. LSI e akuzoi Kokën si përfitues të 3.3 milionë eurove nga koncesionari i incineratorit të Elbasanit, një kontratë që u lidh nga vetë Koka si Ministër i Mjedisit.

Sipas denoncimit, ish ministri kishte ngritur një skemë kompanish fantazëm me të afërm të tij, ku këto lekë paguheshin nga kompanitë e incenerattorëve. Denoncimet e bëra me gojën e Kryemadhit shkuan edhe më tej. Sipas tyre, Lefter Koka si ish ministër i Mjedisit është vetëshpallur si autoriteti nënkontraktor që do të negocionte me kompaninë e inceneretaorit të Tiranës, ndërkohë që këtë tagër e ka vetëm Këshilli i Ministrave. Gjithashtu Koka nuk ka lënë gjurmë vetëm me këtë veprim. Ai dyshohet se ka gënjyer Këshillin e Ministrave duke nënshkruar me dorën e tij se ngritja e inceneratorit nuk do të kishte impakt mbi buxhetin e shtetit. Këtë deklarim ai e ka paraqitur edhe pranë Këshillit të Ministrave gjatë procedurës së miratimit të VKM për Dhënien e Bonusit prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”. Po Lefter Koka ka shkelur ligjin duke mos organizuar një garë ndërkombëtare me investitorë të huaj, sikurse kërkohet.

Lexo me tej:

Kryemadhi firmos padinë për inceneratorët: 7 vite burg për Kokën, Veliajn, Agaçin

Natyrisht e gjithë kjo panoramë e zymtë nuk ka qenë e tillë vite më parë, kur Rama e falenderonte Lefter Kokën teksa me një ceremoni pompoze e inaguroi inceneratorin e parë të Elbasanit duke e shpërngulur gjithë qeverinë në kantierin e tij. “I jam mirënjohës ministrit të Mjedisit (Lefter Koka) dhe ministrit të Financave, që ndonëse gjirokastrit, e zgjidhi deri në fund qesen…,” tha Rama nga podiumi i përurimit në Prill 2017.

Dy vjet më pas, Lefter Koka do të bëhej edhe më i domosdoshëm. Kur e gjithë opozita dogji mandatet, i shantazhuar me nënshkrimet që pati hedhur për inceneratorët, Koka nuk pranoi ta linte parlamentin. Ai u bë një nga deputetët e perferuar të ambasadave perëndimore që i përshëndetën të gjithë ata që nuk shkuan pas interesave personale të liderëve që “për interesat e tyre personale minonin të ardhmen e vendit”.

Por Ramës, Lefter Koka nuk iu desh vetëm për të bërë rolin e opozitarit fallco. Për të gjithë është tashmë e njohur ajo video e kryeministrit me “Terin”, në të cilën, nën avujt e disa shisheve verë, ftonin dhe Nasip Naçon të braktiste LSI-në dhe t’i bashkohej fushatës zgjedhore të PS-së.

Ajo që u pa në ato imazhe vulgare dhe të neveritshme për këdo që ka një koncept normal për politikën, pas pak kohësh u bë realitet. Edhe Koka edhe Naço konkuruan me PS-në dhe arritën t’i heqin LSI-së dhe opozitës më së paku një mandat në Durrës dhe një mandat në Berat.

Analiza e zgjedhjeve/ Ç’ndodhi me votën e PS në Durrës

Dhe këtu misioni i Lefter Kokës mbaroi. Firmat e tij të dikurshme, që shërbyen për ta shantazhuar qoftë për të bërë opozitën fallco, qoftë për ta përdorur si rilindas në zgjedhje, tani mund t’i shpiheshin drejtësisë. Kujdesi i fundit duhej të ishte që pasi e përdorën si mish për top në garën elektorale, tani Koka as mos e njolloste PS. Ai u detyrua të japi dorëheqjen në shtator, tre muaj para se SPAK ta akuzonte për korrupsion dhe pastrim parash. Tani mbi të rëndojnë firmat që ka hedhur për shpënien përpara të aferës së inceneratorëve, një mega skandal për të cilin Edi Rama ka vënë të nënshkruajnë vetëm vartësit.

©Lapsi.al



37 Comments

  1. zografi ja futi thomai-it te tvsh qe i mbajti me buke e me krevat . lefterin nuk e ka asgje ai nuk e njef kush eshte

        1. me PS u be ne prill po si minister ishte i LSI apo s’eshte kshu? Se eshte bere mode qe vjedhin si te lSI e kur i kapin per ju kthehen te PS

        2. Ju gazetaret keni detyte te investigoni dhe jo mbeteni peng i cfare shikoni.

          Sajmir Tahiri, vellai i Fatmir Xhafa, Tom Doshi, Rovena Voda ,tashme dhe Teri, dhe shume te tjere elemente te rrezikshem te krimit te organizuar te cilet Rama nuk arriti ti mbronte dot, nuk i ka shitur.

          Por ka negociuar.
          Te gjithe kane nje patern te ngjashme,te doreheqjes ne pritje te arrestit dhe mos cenim te imazhit publik te Rames. Ato do te luajne deri ne fund lojen e tyre, edhe mund te marrin denime qesharake, por asgje krahasuar me benefitet financiare per vete dhe familjet.

          Kuptohet, nen perde ata jane lojtaret me te forte te Rames ne boten e erret te krimit per te vjedhur vota dhe intimiduar zgjedhesit.

          Keshtu qe ju te nderuar gazetare me kete pune merruni, te zbuloni cfare fshihet pas kesaj forme te organizuar sesi Rama i heq ose doreheq njerzit.

          Ose psh,si mundet qe Beqaj i jepet nje detyre te vjedhe kur ndaj tij dosja ishte hapur. Na e nesoi ose pse eshte Rama i sigurte dhe i qete qe nuk do te akuzohet? Kush ja jep kete informacion? Spak nuk lejohet me ligj por….me Maliq….

          1. Je shume i sakte. E gjtha eshte pjese e lojes. Per 3.3 Milione Euro (nuk dime vjedhjet dhe abuzimet e tjera) “Teri” se ka problem ti beje nja 2 vjet burg. Biles mund te dale fare pa lagur.

    1. Shikoni formularin e vetdeklarimit te Edi Rama. Ne pyetjen per lidhje me krimin e organizuar ka shkruar Jo. Nderkohe ai ka qene ne lidhje dhe kontakt aktiv me Koken i cili ne ate kohe ishte i zhytur ne krim te organizuar. Te shohim a do kerkoje Basha perjashtimin e Rames nen dekriminalizimin???

    2. show, nuk ka për tiu prek as një lek nga to që ka, përveç këtij poshtërimi ska për ta gjet gjë tjetër

      janë pjesë e një.show të shpifur

      vetëm në rast se do ketë qenë aq loqe dhe nuk ka noi provë që zhyt ramën

      muhabet kari

      teri kish një hale me lekë edhe para inçeneratorëve, për ça i duhej ky poshtërim publik…

      siç duket poshtërimi publik nuk ka vlerë fare ne shoqerinë ripjellëse të mbivendosur me dhunë nga rama

      nona ti qihet edhe me keq.

      terri nuk e rru se u nëpërkëmb , edhe pse meriton shumë më shumë. ishalla qan si sajme qorri. tek fevzi uturaku, e kupton qe une do hyj në burg….

  2. ky spaku ne drejtimin e rames kur do e hetoje dhe lulzim bashen si peshk te madh pasi dhe ky ka vjedhur shum si ne rrugen e kombit pazaret me miliona me lobinget vrasjen ne bashkepunim me saliun sic thote dhe vetw per 21 janarin etj etj.<a

  3. Mir ja beri po vetem ai nuk ka perfituar te tregoi ke ka qiras me nèdonje thes me € dhe Sparen e koreanja e lulushbilushi mos te hane mute se kalzimin e beri LSI pers e beri nuk e dim po mire ka ber

  4. ta futi Ed vrroma o Terr koklopa, do ta shtyje dhe ca se nuk ka shkon, nje zagar qe I ben gropen tjetrit aty e ka vendin

  5. Pse nuk eshte arrestuar sot Alqi Bllako ?!
    Pse e mbron pafund bashen ergys-mirel Mertiri ?!
    Pse genjen l.basha per lefterin kur e ka kerkuar disa here dhe me kallzime penale LSI vete ishministrin e saj !

  6. E habitshme se pse arrestohet lefteri para jevgut te gjirokastres qe eshte truri i kesaj megavjedhje?
    Po sorosistet , palloshi dhe lejfeni qe jane perfituesit me te medhenj te kesaj grabitje pse nuk arrestohen ?

  7. E kam degju Moniken 2 ore te mbuluar me A4 e ne nje shfaqje qesharaje tek Fevziu duke gjoja i bere akuzen Lefter Kokes e duke ngritur ne qiell Arben Ahmetajn. Ne 2 ore emision nuk kishte asgje penale. Nese SPAKU ka ne baze vetem llogjet qe ka bere neper TV LSI, eshte thjesht nje spektakel qe perfshin me se pakti LSI, SPAK e Ramen.

    1. Don Kishoti do e kishte zili se ai të paktën merrej me mullinjtë e erës nuk merrej me perandori. Berisha thjesht ka frikën mos të përfundojë si Lefter Koka. Për Berishën ka akuza më të mëdha për korrupsion, që fillon që nga Rruga e Kombit, çështja e Gërdecit, çështja e 21 Janarit dhe kjo është frika e Berishës, që mos përfundojë një ditë subjekt i SPAK-ut.

  8. Usa e getta . Ku eshte sinjifikativi qe italianet perdorin per perservativin . kete beri dhe ka bere gjithmone me “miqte” e tij gjatoshi 2m . O lefter je kelluf kkkkkk , a mund ti besohet ketij njeriu qe kenaqet me vuajtjet e te tjereve dhe sidomos “miqeve” te tij?

  9. Prit te kaloj pak kohe dhe do te shikoni se do te dale i palagur siç po ndodh me ministrin e brendeshem S,Tahirin.
    Keto jane lojra qe ben palloshi me ne . Pa burgosur palloshin dy metrosh nuk bene hajer ky vend.

  10. Sa keq Leferi I do te te gjitha per vete nuk I ndau me te gjatin saimiri I ndante me te gjatin po kur tentoj ta dredging ke perqindja filluan sterkembjet kurse gjiknuri me ahmetajn e kane fifti-fifti 50-50 kshu qe si ngacmon njeri kurse Belinda I jep me shum gjatit dhe mburret per pune shkel e shko

  11. Kjo eshte marrveshje naten qe po pinin vere dhe i benin ftese Nasipit ti bashkohen Edi ka pas dosjen e plote te tije…ky arrestim eshte i planifikuar qe ate nate por eshte nje shpetim pe Koken pasi shum shpejt do shfryhet gjthcka

  12. Kush e riaktivizoi Sali Berishën pikërisht tani kur qeveria, specialistët e fushës, dhe vetë Edi Rama po u kërkojnë shqiptarëve “vaksinohuni, merrni dozën e tretë, kujdes me masat anticovid”, ndërkohë që ai mbledh 4-5 mijë vetë njëherësh në stadium. Kush e ka riaktivizuar Sali Berishën, pikërisht tani kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po intensifikikojnë përpjekjet e tyre për investuar në Shqipëri, për të nxitur BE-në të çelë sa më parë negociatat me aleatin e tyre kryesor në Ballkanin Perëndimor.

  13. Leket qe perdorni keta hajdute.
    Sigurisht nga qeveria. Po kush ka firmosur? Burg. Prandaj nuk rriten rrogat e pensionet.
    1 km rruge ka shkuar ne 25 mln euro dmth me shume se dyfishi i mesatares Europes.
    Burg burg burg.

  14. who gives a shit ,ishalla e mer dhe bushatin me vete dhe gjithe te tjeret se plehra jane ,asgjeberes milionere

  15. Koka do marri ate qe meriton po tani problemi kryesor eshte Sali Plehu Duhet arrestuar urgjent se dosja e tij ka mbrritur ne Shqiperi ,ka kohe.ne dosje jane te gjitha faktet qe nga thyerja e embargos duke i shitur nafte Milloshevicit,te vrasjet,megavjedhjet,mashtrimet ,sabotimin e demokracise etj etj

    1. sA TË KETË IDIOTË SI TI . do tia rruani k…. Kokës e Kokave të tjerë që ju kanë kalëruar ju debilave.

  16. Ne shtate ore u moren e u fimosen e vulosen 9 dokumente nga ministri te ndryshem.
    A eshte e mundur kjo pa dijenine e palloshit? Prijini koken kuçedres dy metroshe nese doni te vini drejtesi ne kete vend , ndryshe eshte vetem show kurvash.

  17. Në gjë është e sigurtë që Rama i përdor si të dojë të gjithë por dhe aspak bën çfaqje. Por ama një ditë do kenë fund.E drejta vonon por nuk harron.

  18. “E çfarë i duhet fshatit se po grinden dy vëllezër? Kujt i hyn në punë se cili prej tyre drejton opozitën? Njëri, si tjetri. Bashkë në gjithçka. Tani na thonë se do t’i ndajnë sahanët e florinjtë. Super të pasur, arrogantë dhe përbuzës ndaj njerëzve të ndershëm; banues në vila dhe të errët në historinë e tyre para politike; të dy të lidhur me fije të dukshme dhe të padukshme me struktura të shtetit serb, eminencë gri e një politike ndarëse, të ardhur drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga komunizmi; të fshehtë në rrugëtim, mjerë kush ju beson” – shkruan Islami.

  19. A qifsh veten a lumemadh !
    Ti paske hall se “c’targa” kishte kur u arrestua apo perpara arrestimit ?
    Qe te jesh i qarte me veten dhe ne raport me te tjeret… po te sqarojme se :
    Ishte bythqire i L.S.I-se kur hodhi firmen , por u be superbyqire kur nga presioni mbas hedhjes se firmes u kthye ( sic kishte qene dhe dikur ) me P.S-ne .
    Pra fanellen ne castin e arrestimit e ka patur me logo te P.S-se !!
    Dhe me e bukura eshte se kryeministrin bashke me kete tipin i ke ne video se bashku, kur njeri i mallosur dhe tjetri i pire , joshnin Nasip Bythe Nacon per tju bashkuar P.S-se.
    Edhe tjetra : ky bashke me te vellane Nar Koken ,ishin kumbar te aleances se ngjalave qe u kryer ne 1 prill te vitit 2013-te , ne Gji te Lalezit .
    Me sa duket Rama qe mgjth ka qene 2 vjet minister Kulture, 11 Kryetar bashkie, dhe po hyn ne te nentin vit si kryeminister, eshte mjeshter ne mungesen e hedhjes se firmave .
    Eshte veshtire te gjesh ndonje firme te Rames neper V.K.M apo akte te tjera.
    Qeveris vetem me tv dhe facebook .
    Dhe le karat qe te firmosin !
    Por Rama harron qe ne njefare menyre, edhe nje deklarate publike , neser mund te interpretohet si firme , dhe deklarata publike Rama ka sa te dhjesesh .

  20. Ky pudh motra rmsit eshte mesuar me limoni. Por nje dite do i qihet komplet familja duke filluar nga rea deri te zaho, nga kristaqinderi te aneta ne varr. ju qifsha ropt e komplet rilindjes dhe populli te qe i jep voten ropqirit rama. Pru milet otoman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *