• |
ide | kryesore

Kampioni olimpik Jacobs ironizon Anglinë: “Dopingu? Anglezët bëhen qesharakë vetë”

-Instant, Sport



Pasi arkivoi një 2021 fantastik, me medaljen e dyfishtë olimpike në Tokio, Marcell Jacobs shikon me besim drejt vitit të ardhshëm: “Vitin tjetër, sigurisht, qëllimi është të fitojmë sa më shumë. Pastaj, ndoshta do të vijë dikush që do t’a bëjë 9″ 40 dhe unë mundem ta thyej, por objektivi është të përpiqemi t’i lëmë të gjithë prapa përsëri”. Në lidhje me akuzat e anglezëve për doping, sprinteri italian ‘thumboi’: “Është dicka qesharake, ata bëhen vetë qesharakë”.

Jacobs nuk ndalet dhe e shtyn goditjen edhe më thellë: “I vetmi pozitiv i gjetur ndër atletët ishte një anglez dhe britanikët shkojnë jashtë Anglisë për të kërkuar dikë, kur janë të parët që e kanë në shtëpi. Është qesharake, ata bëhen qesharakë vetë. Mund ta thuash herën e parë sepse mbase do të jesh i pari që e thotë, por pas 4-5 muajsh është e kotë të vazhdosh ta thuash”.

Asgjë nuk ia largon sprinterit besimin se mund të fitojnë sërish: “Absolutisht po. Pas gjithçkaje që nuk kam mundur të fitoj në të kaluarën, mendoj se ky ishte vetëm fillimi, zhbllokimi i diçkaje që do të vinte. Vitin e ardhshëm, sigurisht, qëllimi është të fitojmë sa më shumë që të jetë e mundur. Pastaj, ndoshta do të vijë dikush që do ta bëjë 9″ 40 dhe unë nuk mund ta mposht atë, por objektivi është të përpiqemi t’i lëmë të gjithë prapa përsëri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *