• |
ide | kryesore

Rekord infektimesh në Premier League: shtyhet edhe Brentford-Manchester United

-Instant, Sport



Ndeshja e Premier League që duhej të luhej sonte mes Manchester United dhe Brentford është shtyrë për shkak të shfaqjes së një shpërthimi Covid-19 mes lojtarëve dhe punonjësve të Kings Devils, njoftoi vetë klubi i Mançesterit. “Bordi i Premier League ka marrë vendimin për të shtyrë në bazë të indikacioneve të këshilltarëve mjekësorë”, tha United në një deklaratë të lëshuar për këtë cështje.

Klubi anglez mbylli sot qendrën stërvitore të Carrington pasi disa lojtarë dhe punonjës rezultuan pozitivë me koronavirus. Ndërsa varianti Omicron po përhapet në Mbretërinë e Bashkuar duke çuar në kufizime të mëtejshme, shfaqja e disa rasteve të Covid-19 ka rezultuar tashmë në shtyrjen e ndeshjes Premier midis Tottenhamit dhe Brighton të dielën. Aston Villa dje ka konfirmuar edhe disa raste në skuadër, pa çuar megjithatë në shtyrjen e ndeshjes së sotme ndaj Norwich. UEFA njoftoi të shtunën anulimin e ndeshjes së Konferencës së Ligës mes Tottenhamit dhe Rennes të planifikuar për të enjten në Londër, për shkak të rasteve me Covid brenda ekipit anglez.

REKORD I RI I RASTEVE COVID, 42
“Mes të hënës 6 dhjetor dhe të dielës 12 dhjetor janë kryer 3805 teste mes lojtarëve dhe stafit. Ndër to 42 teste të reja kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e Premier League. Vetëm një duzinë raste u raportuan javën e kaluar, por shpërthimet e Covid janë shfaqur në disa klube kryesore që atëherë, duke përfshirë Tottenham dhe Manchester United. Liga tashmë u ka bërë thirrje klubeve të rivendosin masat shëndetësore si mbajtja e maskave për fytyrën dhe distancimi social, pasi Britania miratoi së fundmi kufizime të reja. Rekordi i mëparshëm për numrin e testeve pozitive në ligën angleze ishte 40 raste, të regjistruara në fillim të janarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *