• |
ide | kryesore

Vijon përplasja/ Komisioni i Rithemelimit të PD: Mos i zbatoni urdhrat e Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon situata e trazuar në Partinë Demokratike. Kryetari Lulzim Basha ka vendosur që të largojë edhe disa sekretarëve të degëve në rrethe që nuk po i përgjigjen detyrave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të thirrur prej tij në 18 dhjetor.

Pas këtij vendimi të Bashës ka reaguar Komisioni i Rithemelimit të PD, i miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Ky komision thotë se sekretarët duhet të injorojnë këto njoftime pa vlerë juridike.

“Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e sekretarëve në disa degë të PD!

Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike” – thuhet në deklaratën e këtij komisioni.

Në krahun tjetër Basha është i vendosur që të largojë të gjithë ata që po ndjekin rrugën e Berishës. Situata vijon të mbetet e paqartë në selinë blu. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Vula nuk te jep vota luludhe dil ne baze nuk drejtohet partia nga zyra ke 4 muaj asenje takim me simpatizantet ska çfar te te bej dhe rama thuaj kimit te dal paradite e mbasdite me deklarata kundra Berishes se me shum shtohen perkrahsit e Berishes ik bijer gjume o bash se vajti von

    1. Hall I madh kur ste do askush ty mo lulush nuk nuk te voton dot as gruaja jote se me ligjin e shtetesise hollandes lejohet vetem 1 pasaport dhe ajo ka preferuar te mbaj pasaporten hollande dhe jo shqiptare kshu I bie qe ste voton dot. Dhe nje porosi nga une mos harro derzhurnin deri te shtunen se pastaj do kenaqesh me gjume

  2. komisjoni i Rithemelimit eshte nje vrime ne uje dhe nuk do ta njof njeri Futen ne bythe Basha ka mbeshtetjen e SHBA ndersa Salehu eshte ne listen e zeze te SHBA dhe asnjehere nuk do ta njofi ca do qe te beje Saleh Maloku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *