• |
ide | kryesore

Yjet e kinematografisë botërore bëhen producente ekzekutive të filmit “Zgjoi”

-Instant, Paparazzi, Slider



Elisabeth Moss dhe Lindsey McManus janë bërë pjesë e filmit “Zgjoi” të regjisores nga Kosova, Blerta Basholli si producente ekzekutive.

Partneret e “Love & Squalor Pictures” do të udhëheqin kampanjën për hyrjen e filmit “Zgjoi” në ndarjen e çmimeve “Oscar”, për filmin më të mirë të huaj. “Zgjoi” tregon historinë e vërtetë të Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë nga gratë e tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur burri i saj u zhduk gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve 1990. Për të siguruar familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh të vejat e tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes që shet ajvar, një produkt ushqimor vendas, dhe së bashku ato gjejnë shërim dhe ngushëllim duke menduar për një të ardhme pa burrat e tyre. Kur filmi debutoi në konkurrencë këtë vit në Sundance, ai u bë i pari në historinë e festivalit që fitoi të tre çmimet kryesore—përfshirë çmimin e madh të jurisë, çmimin e audiencës dhe çmimin e regjisë—në konkursin botëror të kinemasë dramatike.

Yll Uka, Valon Bajgora dhe Agon Uka prodhuan dramën e xhiruar nga Alex Bloom, me Britta Rindelaub, Tomi Salkovski dhe Paskal Semini bashkëproducente. Moss dhe McManus i bashkohen Yll Ukës, Agon Ukës dhe Valon Bajgorës si producentë ekzekutiv.

“Zgjoi është një histori e paharrueshme, elokuente prekëse për vullnetin e mbijetesës dhe fuqizimit përmes një vizioni të patundur,” thanë Moss dhe McManus në një deklaratë të përbashkët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *