• |
ide | kryesore

Fundoset Napoli, flet një nga lojtarët e futur në cështjen Osimhen: “U përdorëm, nuk shkuam kurrë te Lille”

-Instant, Sport



Ndërsa në Torino hetohen fitimet kapitale, dhe jo vetëm, të Juventusit në vitet e fundit, ka nga ata që tregojnë historinë e tyre në operacionin fiktiv, gjithashtu të përfunduar nën lenten e Covisoc, që në këtë rast lidhet me kalimin e Victor Osimhen nga Lille në Napoli në verën e vitit 2020. Është Luigi Liguori, sulmuesi i ri, në atë kohë i huazuar te Fermana në Serinë C, i cili u përfshi në operacion së bashku me portierin e tretë Karnezis dhe dy të rinj të tjerë. Kartoni i tij vlerësohej 4 milionë euro, por ai nuk shkoi kurrë te Lille.

“Në qershor, Napoli më thirri dhe më tha: hajde në Castel Volturno, duhet të flasim. Menaxheri im dhe unë shkuam aty, klubi na ofroi dy opsione: mund të rinovoja për një vit dhe të qëndroja, ose të pranoja të shkoja te Lille dhe të nënshkruaja per tre vjet, duke hyrë në operacionin Osimhen. Cfarë dë të kishit bërë ju? Fola me menaxherin tim dhe pranova. Më 30 qershor ne nënshkruam me Lille. Por nuk shkuam asnjëherë në Lille, as për të firmosur. Kontratat i dërguan në Napoli dhe ne nënshkruam në Castel Volturno”, tha ai për la Repubblica.

Në Francë, atëherë, asnjë nga të tre nuk shkoi kurrë, sepse pasi qëndruan edhe një sezon në huazim në Itali, të gjithë refuzuan transferimin. “Ne nuk donim më të shkonim në Francë, kështu që ata na ofruan të linim kontratën dyvjeçare në tavolinë dhe të pranonim një pagesë të largimit. Fatkeqësisht nuk dija gjithçka. Ata nuk është se të thonë se donin të bënin plusvalenca. Vetëm na thanë: Lille kërkon tre lojtarë të rinj dhe ne menduam për ju. Më pas gjatë javëve zbuluam gjithçka, por tashmë ishim të përfshirë, nuk mund të bënim më asgjë”, shpjegoi anësori i djathtë, sot në Ercolano në Serie D.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *