• |
ide | kryesore

I mohohet shërbimi në hotel, Caitlyn Jenner shpërthen ndaj Beverly Hills: Turp të keni

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi, Caitlyn Jenner ka zbuluar se teksa ishte akomoduar në një hotel në Beverly Hills, asaj i është mohuar konsumimi i drekës.

Përmes rrjetit social,Instagram, Jenner ka treguar se  arsyeja që ajo nuk u lejua të ulej në tavolinë për të konsumuar drekën ishin xhinset e saj të grisura tek gjunjët.”Turp të keni për shërbimin tuaj të tmerrshëm që nuk më lini të ha drekë vetëm për një grisje të vogël në xhinse. E neveritshme. Unë kam qenë një mbrojtëse e juaja për dekada. Por pas kësaj jo më!”, shkruajti në postim.Një burim i brendshëm ka treguar për  ‘TMZ’ se Caitlyn ishte  e befasuar nga kërkesa, pasi ajo kishte bërë flokët dhe grimin dhe xhinset e saj kishin vetëm një të çarë të vogël tek gjuri. .

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *