• |
ide | kryesore

Kishte kthyer në “shtëpi bari” apartamentin në Durrës, shpallet në kërkim i riu

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një person, i cili kishte shndërruar apartamentin që kishte marrë me qira në një “shtëpi bari”. Gjatë operacionit “Rent”, në katin e dytë të një pallati është zbuluar një apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Në banesën e marrë me qira nga shtetasi I. A. u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg lëndë e dyshuar kanabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo me fidanë kanabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve policore, shtetasi që kishte marrë me qira këtë apartament nuk është gjetur në banesë. I. A. është shpallur menjëherë në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *