• |
ide | kryesore

Kronika/ Si degradoi hap pas hapi përplasja Berisha- Yuri KIm

-Instant, Kryesore



Saga e deklaratave dhe kundër deklaratave mes Sali Berishës, Yuri Kim dhe eprorëve të saj në departamentin e shtetit nuk ka të sosur. Ato kanë vazhduar edhe sot kur lideri historik i PD-së iu përgjigj një prononcimi të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, për Zërin e Amerikës.

Ky përshkallëzimi i konfliktit verbal tregon dy gjëra. E para se Berisha nuk ka ndërmend të ndalet në qëndrimet e tij kundër atij që e konsideron si komplot i lobimit të Xhorxh Sorosit. Por të shihet dhe ajo që ka shkruar sot ajo është psefish më e gjatë se sa ajo që tha, Ned Price. Pra Berishës po i jep fryte ligjërimi që kundërshtarët e tij e quajnë si antiamerikan, sepse ai po i rrit ditë pas ditë mbështetësit në betejën brenda partisë së tij. Duke predikuar se diplomatët e SHBA-së kanë mbajtur qëndrime të qarta në favor të regjimit të Edi Ramës, duke përdorur alibinë se edhe non grata ishte në këtë linjë, duke këmbëngulur se Lulzim Basha u bë vegël e së njëjtës strategji, ai e ka rritur qerthullin e mbështetësve.

Nga ana tjetër, ky sherr verbal duket se e ka krisur imazhin e ambasadores Yuri Kim dhe këtë e provon më së miri fakti se asaj i është dashur të thërrasë në ndihmë pesha më të rënda për të korrigjuar hapat fallc që ka hedhur në Tiranë. Fillimisht ishte Gabriel Escobar që para kuvendit të PD-së i dha mbështetje qëndrimeve të ambasadores dhe tani është zëdhënësi Ned Price, që i ka përforcuar ato.

Po çka ndodhur realisht….

11 dhjetor…

Në kongresin e mbajtur në stadium Berisha e atakoi ashpër Yuri Kimin duke e krahasuar atë më ambasadorin sovjetik të kohës së komunizmit. “Dy perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por mjerisht burokratët dhe njerëzit e harrojnë këtë. Presidenti i SHBA me dekretin e tij dekreton në këtë vend një ambasadore, përfaqësuese të vlerave, të kombit të tij të madh. Por çfarë ndodh në këto vite, e paimagjinueshme. Në kulmin e mbulimit me drogë të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e policisë, përfaqësuesi i vendit të lirisë pëgëzon policinë për luftën kundër droogës. Në kulmin e korrupsionit përfaqësuesi i vendit të madh ligjëratë në mbështetje të narko qeverisë, dhe merret nga mëngjesi në darkë duke sulmuar opozitën dhe qëndrimet e saj.

Fjalët e rënda të Berishës kundër ambasadores Yuri Kim

Në një kohë kur me shumë të drejtë propozohen dhe ndëshkohen nga drejtësia trafikantë të markave të ndryshme, një trafikant dërgohet në Shtëpinë e Bardhë, dhe kur kthehet procesi i këtij trafikanti shpallet si procesi politik. A janë këto standarde të dyfishta? A vijnë këto nga SHBA? Jo, këto vijnë nga mafia e George Soros” tha ai duke i bërë thirrje SHBA ve ta hiqnin vendimin e non gratas dhe duke i siguruar  se në krye të PD-së ai do të sillej si aleat i tyre.

14 dhjetor…

Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me akuzat e bëra nga ish kryeministri Sali Berisha ndaj Ambasadores Yuri Kim se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë.

Departamenti i Shtetit i përgjigjet Berishës për akuzat ndaj Yuri Kim: Sulme të shëmtuara

Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, thekson zëdhënësi Price, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë.

15 dhjetor

Pa kaluar as 24 orë i bindur se kjo i shkon në favor berisha u bërgjigj me një shkrim të gjatë ku pretendonte se në një vend të lirë kritikat nuk janë sulme. “Shqiptarët si komb i lirë sovran anëtar i NATO-s duan ti zgjedhin vetë në përputhje me ligjet e vendit dhe votën e tyre përfaqësuesit e tyre qoftë në Parlament apo dhe drejtimin e partive. Ata nuk presin nga askush dhe aq më pak nga përfaqësues të vendit që ka bërë më shumë për sovranitetin e tyre te ju diktojnë se cili deputet i zgjedhur prej tyre duhet të futet dhe cili nuk mund të hyjë në parlament as dhe që të angazhohen në lojë me kukulla në fushatë brenda partiake për të mbështetur një kandidat tashmë të braktisur për aferat e tij nga anëtarësia” shkruante Berisha duke shtuar se arroganca nuk është virtyt dhe se ai është ndëshkuar për korrupsion tetë vite pasi ka ikur nga pushteti dhe në kohën kur ka qenë duke i bërë opozitën më të ashpër një narko regjimi.

Berisha i përgjigjet Departamentit të Shtetit: Bullizëm diplomatik

Pra sikurse shihet Berishës i përlqen dhe i konvenon ta mbajë ndezur këtë përleshje të Davidit me Goliathin dhe është i gatshëm që për çdo shkëndijë të përgjigjet me një lumë argumentash. Kurse Yuri Kim e dëmtuar nga pozicioni i vështirë i të qenit palë ka kërkuar ndihmë në ushington për ta përforcuar imazhin e saj. Sepse askush nuk e imagjinon që në kryeqytetin e SHBA ndokush ka kohë të zbardhë se çfarë ka thënë berisha në një stadium në Tiranë. Kuptohet që prononcimi është kërkuar nga Tirana, për të shkuar në Uashington me shpresën se prej andej mund të buçasë më shumë në Shqipëri.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Po ca antiamerikan flisni. Keto debilat e DASH bene nje plan si te vizatojne kufirin ne Ballkan. Gjermania qe kunder por nuk ja mban te dale hapur. Keshtu qe mendoi se me ndikimin ne Shqiperi, Mal i zi, Kosove dhe Maqedoni do e zbuste kete pune. Porse me radhe i dolen tradhetore ata krere shtetesh qe mbeshteti si BE. I pari Rama. Por ketu doli ne skene Berisha! Me retoriken e tij. Si duket i kerkuan te.mbyllte gojen, nuk pranoi. E kercenuan po ashtu,sic kemi mesuar. Bashen ja kishin gati me kohe. E menduan Berishen si Tik Llalla. Nuk eshte pune antiamerikanizmi por deshtimi i ketyre lolove neper zyrat amerikane qe ashtu si cuan ne vdekje qindra shqiptare si diversante qe u vrane nga vellezerit e tyre ashtu po tensionojne artificialisht sot sepse nuk duan te humbasin fytyren. Saliu i njeh mire keto taktika se ka bashkepunuar njesoj me amerikanet. Per te degjeneruar Ramizin apo Nexhmijen.

    1. Historit e kombit tone per gjat historis kan filluar dhe perfunduar me llimbje ..shkaqet dhe arsyet .jan .qe pergjegjesit mbi ket popull nuk ka shikuar interesin e popullit te drejten hakun dhe justifikojn pergjegjsit por.kan shikuar interesin e vet dhe te huajve kjo do na mbaj peng per aq koh sa realisht vet populli te ngrihet dhe vere ulleheqesit e duhur qe i sherbejne mbrojn dhe perfaqsojn duke i then stop kujdo trysnije apo imponimi te jashtem qe cenon interesin te drejtat tona

  2. Yuri Kima as bythen nuk fshin me Salih Berishen Kete rrot kari nga vucidoli e genjen mendja se eshte politikan po eshte vetem nje sharlatan qe e vuri Ramiz Alija ne krye te PD per te ruajtur bythen e antarve te byrose Politike

    1. Po pra, a nuk fshin bythen Kimetja me Salen apo spo e fshin Paulinin Sala per Kimeten, kete spo e kuptojne patronazhistet.

    2. kimetja o luli im, po ben leke ne kurriz tend timin dhe te te gjithe te tjereve qe vjedh rama, apo trafikon rama

      keshtu qe kimetja eshte ne tepsi te rames

      ndoshta ste pelqen, edhe mua sme pelqen, por berisha eshte figure historike, nuk krahasohet me bastarde si rama basha, apo lidere te tjere ne rajon

      i vetmi qe ja kalon eshte ibrahim rugova

      kehtu qe kimetja do marre leket ti do marresh marrresh lulin tim bashke me familjen

  3. Nese do behej nje “Top 100” per nje qind politikanet me hajdut te ketij vendi , dy konkluzione do ishin te sigurta .
    1-Berisha nuk do ishte ne kete liste(ose do ishte andej nga fundi)
    2-Kryesimin do ta kishte palloshi . Do kishte aq pike saqe te gjith te tjeret te marre se bashku dhe te dy fishuar , prape po palloshi do te kryesonte me nje diference te konsiderueshme .
    Zonje , ju gabuat . Por kjo nuk mund te behet shkak per asnje politikan shqiptar (perfshire edhe Berishen) te flase me nje gjuhe te tille . Jo per ju por per faktin se ju perfaqesoni kombin me dashamires te Shqiptareve .

  4. Keta palloshat e ripjerdhjes çfar e din Berishn budalla Berisha te kishte gje fo terhiqej ne heshtje po i tha rames qe diten e pare kryeminister perball do me kesh arsyja e nun grada eshte ndarja e kosoves basholli foli 5 muaj pas Berishes

    1. Ne fakt ke shume te drejte. Njera amerikane nga Koreja dhe tjetri shqiptar. Ne me Korene te jemi ne rregull se shqiptaret kujt i duhen. Vari hejbet shqiptareve se te gjithe hajdute si Rama e Basha jane apo jo. Nderkohe po te shkosh tek ambasada e Kim, zor se te jep kush vize se shumica e shqiptareve jane non grata nr Amerike. Rrofte Amerika qe edhe talebanet afgane e bene te ike me turp…

      1. Votimi i vetëthirrur i Berishës ditën e shtunë, është qesharak, pa marrë ende një vendim gjykata për fatet e letrave të stadiumit. Edhe sikur Xhin Xhonin të çosh gjykatës, vështirë se ato letra ti legjitimon njeri, pasi ke një kuorum të paverifikuar nga askush, me një mungesë transparence totale, me gazetarë të nxjerrë jashtë stadiumit për të mos parë as formalisht procesin dhe mbi të gjithë, me një votim unanim për çdo kërkese si me qenë parti e Enver Hoxhës.

    1. Ju falnderoj ju qe bllokoni mendimin e lire mbasi me llat nje mesim te mir .qe te tregohem me i kujdeseshem qe te mos angazhohem kurr me ne dobin dhe begatin e tjetrit por te shoh dobin ne dobi te vetes mendjen ne sherbim te vetes .duke mos lejuar qe askush te guxojn te shklasin te drejten time

  5. Ashtu si organizatat terroriste I presin kokën çdo tradhtari që dyshojnë se është I lidhur me SHBA, ashtu dhe Sali Berisha pas 9 Shtatorit nisi një betejë kundër Lulzim Bashës vetëm me këtë motiv. Ai e bazoi betejën e tij tek fakti që Lulzim Basha mes tij dhe SHBA, zgjodhi SHBA, si interes të Partisë Demokratike.

    Beteja e Sali Berishës nuk nisi më 19 Maj kur SHBA e shpalli në Listë të Zezë. Nuk nisi as në Kuvendin e PD në Korrik, kur kandidatët duhet të shpreheshin mbi të ardhmen e PD pa Sali Berishën. Nisi pikërisht kur njeriu I parë brenda PD guxoi të thoshte “Ne duhet të jemi me SHBA”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *