• |
ide | kryesore

Lubonja: Kush është pas inceneratorëve dhe pse Rama e bëri kurban Lefter Kokën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja thotë se afera e inceneratorëve është organizuar nga një grup kriminal për të vjedhur që sipas tij në krye ka kryeministrin Edi Rama.

Duke folur për arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, publicisti theksoi se ka një skenar të organizuar për të fshehur krime edhe më të mëdha.

“Aferën e inceneratorëve në kuptimin historik e kemi ndjekur me kohë. Besoj se më shumë vlen e sotmja. Ajo është një aferë nga ato që ne të gjithë e dimë se si është.

Është aferë e një grupi kriminal të organizuar për të vjedhur që për fat të keq besoj në krye ka kryeministrin, sepse siç ka thënë edhe PD nuk mund të ketë vepruar vetëm Lefter Koka.

Këtu kemi të bëjmë me një skenar të organizuar për të mbuluar atë krim të madh. Lefter Koka është ai që merr përgjegjësitë, ndoshta për të mbuluar të gjithë ato që kanë ndodhur më tej.

Këtu më çon një mosbesim i thellë që më çon tek SPAK. SPAK nuk hetoi masakrën e 25 prillit apo kur hyri Prokurori i Elbasanit dhe gënjeu publikisht, pra kemi të bëjmë me një SPAK të pafuqishëm”, – tha Lubonja në News 24.

Por a u zgjodh Lefter Koka për t’u bërë kurban?

“Ai është dëmi më i vogël. Ai nuk është pjesë e rilindësve. Ka qenë me LSI, ka qenë si ministër i LSI dhe u përdor bashkë më Nasip Naçon për të marrë votat…

Pra Lefteri mori ca vota pasi iku. Zërat thonë që Lefteri nuk ka pasur vizë amerikane dhe Edi Rama i ka thënë është më mirë të ikësh.

Por është edhe absurde të thuash që iku sepse ishte i ngopur me pushtet sepse sapo u bë deputet në atë kohë…

Pra është një rast i veçuar dhe nuk është fjala për të hetuar 3 milion eurot. Hetimi kryesor është ku janë paratë, sa janë derdhur dhe sa janë shpenzuar!?” – tha Lubonja. ©LAPSI.al



6 Comments

    1. Nuk di shumë zgjuarsi për të kuptuar që është vjedhje alla mafia. A e dini që veprimtaria më e madhe kriminale e mafias italiane janë mbetjet dhe iceneratorët?E dini sa grupe janë kapur tani në Itali?Me dhjetra.Por në asnjë rast nuk janë në nivel të qeverisë qëndrore por në Rajone.Asnjë si ka shpëtuar ligjit. Këtu kryeministri që ka vënë firmën nuk preket si më qënë padrino!!!

  1. Paret vidhen ashiqare,ndersa ne duhet te vazhdojme te perdhunohemi nga fjalet e Edi Rames, I cili pa pike turpi,citon kodin e mafias. Ai thote pergjegjesia eshte individuale!!!! Njesoj si Cosa Nostra ne Sicili! Kush rrezohet,rrezohet! Te tjeret vazhdojne rrugen te dale kuvte dale!…’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *