• |
ide | kryesore

Menaxherët, të vetmit të paprekur nga kriza: në një vit kanë përfituar 500 milionë dollarë

-Instant, Sport



FIFA po përgatitet të aplikojë rregulloren e re për menaxherët e lojtarëve, e cila do të hyjë në fuqi në vitin 2022. Shpenzimet e klubeve për të drejtat e transferimit në 2021 shënuan një rënie për të dytin vit radhazi (-13,9% në 2021 dhe – 23,4% në 2020). Por këtij reduktimi – nënvizon organizmi drejtues i futbollit botëror – nuk i korrespondon ai i komisioneve të paguara për shërbimet e ndërmjetësimit, të cilat mbetën në të njëjtin nivel si në vitin 2020 dhe madje shënuan një rritje të lehtë prej 0.7%.

Vetëm në vitin 2021, sipas raportit të publikuar sot nga FIFA, komisionet e paguara për shërbimet e ndërmjetësimit arritën në 444.7 milionë euro (3.1 miliardë në dekadën e fundit, sipas një raporti tjetër të publikuar në fillim të vitit).

“Shpresojmë që rregullorja e re do të sjellë më shumë transparencë dhe më shumë profesionalizëm në sistem”, edhe duke publikuar më shumë informacion mbi transferimet dhe falë më shumë rregullave për menaxherët, tha gjatë një konference për media Emilio Garcia Silvero, përgjegjësi ligjor dhe i pajtueshmërisë i FIFA-s, duke kujtuar megjithatë se si ndikojnë në këtë vullnet direktivat për mbrojtjen e të dhënave, duke filluar nga ajo evropiane.

Në vitin 2021, brenda Transfer matching system (Tms, një sistem online që synon t’i bëjë transferimet ndërkombëtare të lojtarëve ndërmjet klubeve më të shpejta, më fluide dhe transparente) janë kompletuar një total prej 17.945 shkëmbimesh. Nga këto, 3,545 (19.8%) përfshinin të paktën një menaxher ndërmjetës. Klubet evropiane përfaqësonin 95.8% të 444.7 milionë eurove të paguara për komisionet e ndërmjetësimit dhe vetëm klubet angleze (118.3 milionë euro), gjermane (74.8), italiane (65.2), spanjollë (30.9), franceze (26.9) dhe portugeze (26) mbuluan 77 % e shumës totale në mbarë botën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *