• |
ide | kryesore

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 25-vjeçari në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Në Fier është goditur një rast i ushtrimit të lojërave të fatit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. X., 25 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Kastriot”, Fier, policia gjeti dhe sekuestroi fisha pokeri dhe 1 kompjuter që shërbente për organizimin e lojërave të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *