Presidenti i Maqedonisë së Veriut tha se me Osmanin ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe tha se është i vetëdijshëm se ky proces është shumë i komplikuar, por se vendi i tij është përkrahës i fuqishëm.

“Besoj të gjithë njerëzit me vullnet të mirë në rajon dhe më gjerë ta mbështesin do ta mbështesin zgjidhjen e kontekstit. Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështet një zgjidhje të përbashkët reciprocikisht që do të kontribuojë për stabilitetin rajonal dhe që nuk do ta rrezikojë sigurinë e shteteve fqinje”, u shpreh ai.

Mw tej ai shtoi se dialogu është i vetmi mekanizëm që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë vendet e rajonit kanë arritur të përparojnë shumë në shumë fusha.