• |
ide | kryesore

Shpata e princit mbi sup, me bekimin e të ëmës: humbi botërorin, por bëhet Sir Hamilton

-Instant, Sport



Pak ditë pas zhgënjimit për dështimin në arritjen e titullit të tetë të botës në Formula 1, i ka takuar princit Charles të ngushëllojë Lewis Hamilton, të cilit iu dha titulli “baron i vogël” në Kështjellën Windsor. Në mungesë të Mbretëreshës Elizabeth, piloti 36-vjeçar i Mercedesit u paraqit para trashëgimtarit të fronit, përkrah nënës së tij, Carmen Lockhart.

Kostum i zi dopiopet me këmishë të bardhë dhe spilë në fyt, Hamilton u shfaq i buzëqeshur dhe i relaksuar, duke shkëmbyer disa fjalë me Princin Charles në fund të ceremonisë. Një mundësi për të harruar të paktën për disa orë zhgënjimin për humbjen në Abu Dhabi, ku në xhiron e fundit të GP të dielën humbi kampionatin botëror në favor të holandezit Max Verstappen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *