• |
ide | kryesore

Shpiket në Japoni vaksina kundër plakjes

-Instant, Paparazzi, Slider



Studiuesit në Japoni thonë se mund të kenë bërë një hap drejt rritjes së jetëgjatësisë së njerëzve për shkak se provat e një vaksine kundër qelizave që kontribuojnë për plakjen kanë rezultuar të suksesshme.

Në provat laboratorike, një medikament që lidhet me një proteinë në qelizat e vjetra – ato që kanë ndaluar natyrshëm riprodhimin e tyre – ngadalësoi dobësimin e trupit te minjtë më të vjetër, thanë studiuesit nga Universiteti Juntendo i Tokios.

Qelizat konsiderohen të vjetra kur ndalojnë së dyfishuari vetveten, shpesh si përgjigje ndaj dëmtimit natyror të ADN-së së tyre. Mendohet se plakja qelizore kontribuon në vetë procesin e plakjes, si dhe në sëmundjet e lidhura me plakjen si Alzheimer dhe disa lloje kanceri.

“Është ende herët për të ditur se sa mund të zgjatet jeta dhe nëse ka një kufi apo jo,” tha për Euronews Next Dr. Salvador Macip, kreu i Laboratorit të Mekanizmave të Kancerit dhe Plakjes në University of Leicester. “[Megjithatë] fusha e kërkimit kundër plakjes po përparon shumë shpejt. Në dekadën e fundit, ka pasur shumë zbulime kyçe.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *