• |
ide | kryesore

Suarez nuk e harron Barcelonën: “Më vjen keq për ta, por tani erdhi Xavi”

-Instant, Sport



Sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez, është pyetur për të komentuar momentin e vështirë të ish-skuadrës së tij, Barcelonës, duke e ditur se uruguajani është larguar zemërthyer nga Katalonja. Pistolero ka nisur sezonin e tij të dytë larg ngjyrave Blaugrana dhe ekipi katalanas duket se është larg atij klubi që i fuste frikën rivalëve të tyre. Problemet në merkato, ndryshimet e trajnerëve dhe rezultatet në fushë bënë që ish-skuadra e uruguajanit të eliminohej nga Champions League vetëm pas ndeshjeve të grupit.

Sido që të jetë, Suarez, pavarësisht se thuhet se e ka “dhëmbin të helmatisur”, duket se e ka shumë për zemër ish-klubin e tij: “Për ndjenjën që më lidh me këtë klub (Barcelona) nuk mund të jem i lumtur nga kjo situatë”, tha sulmuesi. “Por unë jam i bindur se ata kanë punësuar një trajner që mund t’i përmirësojë gjërat, falë edhe cilësisë së lojtarëve që ka në dispozicion”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *