• |
ide | kryesore

Vetëdorëzohet Gjergj Kohila, polici i Tahirit i dënuar me 8 vite burg

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Mbrëmjen e së mërkurës është dorëzuar vullnetarisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Gjergji Kohila.

Ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë ishte në kërkim pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e ka dënuar me 8 vite burg.


Kohila ishte pjesë e dosjes së grupit “Habilaj” të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Ish-zyrtari i policisë akuzohej për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Dorëzimi në policinë e Tiranës është bërë në prani të avokatit të Kohilës.

Pjesë e të njëjtit hetim ishte edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. ©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu