Borussia Dortmund i përgjigjet Bayern Mynih dhe mbetet në garën titull në Bundesliga. Verdhezinjtë dominuan 3-0 ndaj Furth, të vendit të fundit, të shtyrë nga dygolëshi i Haaland dhe goli i Malen në fund, që i lejon të mbeten të dytët, 6 pikë pas bavarezëve. Barazojnë konkurrentët e tjerë: Bayer Leverkusen rikuperohet 2-2 nga Hoffenheim (Schick dygolësh), Leipzig ndalet 1-1 në Augsburg, ndërsa përfundon 0-0 mes Union Berlin dhe Freiburg. Fitorja tjetër e mbrëmjes i përket Eintracht që mposhti 3-2 Monchengladbach.
Video/ Dygolëshi i Haaland shtyn Dortmund në Bundesligë: Schick nuk mjafton për Leverkusen
-Instant, Sport, Video
