• |
ide | kryesore

Aktori i njohur flet për ndarjen nga jeta të djalit 5 muajsh:Zemra ime është copëtuar

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur Nick Cannon ka folur së fundmi për ndarjen nga jeta e djalit të  tij 5 muajsh pasi u diagnostikua me tumor në tru.

Në një intervistë për revistën ‘People’, aktori rrëfeu se ndihet zemërthyer për humbjen e madhe dhe tregoi se si e zbuluan që vuante nga smundja e rëndë.“Kemi pasur një kohë të shkurtër me një engjëll të vërtetë.Zemra ime është copëtuar. Do të doja të kisha bërë më shumë, të kisha kaluar më shumë kohë me të, të bëja më shumë foto. Do të doja ta kisha përqafuar më gjatë.Ai dukej sikur kishte lëngje në mushkëri, si një infeksion i sinusit apo diçka tjetër. Mjekët nuk menduan se ishte ndonjë gjë shumë shqetësuese.Por, më pas zbuluan grumbullimin e lëngjeve në kokën e Zenit dhe një tumor malinj që kërkonte operacion në tru”, u shpreh aktori.Pasi diskutuan trajtime të ndryshme, duke përfshirë kimioterapinë, Cannon  i cili i është nënshtruar vetë kimioterapisë për lupus – mori vendimin e vështirë për të mos ndjekur asnjë procedurë të mëtejshme invazive.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *