• |
ide | kryesore

Basha apo Berisha? Kush po e fiton garën e audiencës në TV

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë në një garë të hapur për drejtimin e Partisë Demokratike.

Rivaliteti i tyre ka ardhur duke u ashpërsuar muajt e fundit.

Mbrëmjen e së enjtes të dy ishin në “prime time” në 2 televizionet më të mëdha në vend.

Berisha ishte i ftuar në “Opinion” në Tv Klan përballë një paneli gazetarësh ndërsa Basha ishte në “Open” në Top Channel në përballje me gazetarë të tjerë.

Nga një vëzhgim i bërë në rrjetet sociale ku të dy, edhe Basha edhe Berisha transmetonin emisionet në Facebook shihet se ka pasur një interes më të lartë për të ndjekur kreun e PD-së në vend të ish-kryeministrit.

Basha kishte mbi 13 mijë shikues ndërsa Berisha mbi 7 mijë. ©LAPSI.al     




13 Comments

  1. Në duelin që po zhvillohet në prime time në emisionet televizive, Lulzim Basha po arrin më shumë shikueshmëri sesa Sali Berisha.

    Sipas të dhënave në rrjetet sociale të tyre, Basha që ndodhet i ftuar në Open në Top Channel po shikohet live në Facebook nga më shumë se 11 mijë shikues, kurse Sali berisha me vetëm 4.8 mijë.

      1. Pertej hileve me blerje klikimesh, duhet patur parasysh paneli i gazetareve perballe Bashes, sepse eshte ai qe i ka shtuar shume shikues emisionit ( sidomos prezenca e Bushatit, qe sipas pritshmerise nga publiku, do te kishte patjeter debat te nxehte). Po te ishte Basha vetem ne interviste, shikueshmeria do te kishte qene shume me e ulet.

    1. jo fuga vogel e je gabim. .ndjekesiët në fb janë tu pa bushatin . ka humor 😁😁😁😁

      kur flet lyly nderrojnë kanal 😁😁😁

    2. Edhe un po shof bash braven po jo se kam pelqimin per te por po e shof se si Andi Bushati po ja nxjer te gjitha rrenat e peng boshit

    3. Njerezia shikon Bushatin qe po i thyen turinjte atij kalamanit me floke te lyer qe nderron bravat, o Meroluc!

      Ne fund te fundit, Berisha u pa gjithe keto jave sa ne nje qytet ne tjetrin, kurse Lyl Brava prodhon gallate dhe meshire pa fund, ndaj mund edhe vertet te kete me shume shikueshmeri

    4. Kujdes me interpretimin. Une ndoqa Bashen megjithe se jam kunder tij si lider i dobet ne drejtimin e opozites. Si te thuash kureshtja per te degjuar fjlen e fundit te nje te inkriminuari ne driten e tere akuzava te bere. Ndersa nga Berisha nuk prisja asgje te re nga ato cfare ka thene vazhdimisht neper foltore. Prandaj shikueshmeria jo dertyrimisht baraz me mbeshtetje.

  2. Me e forta eshte se ata te top-rames shkruajne ne ekran (BETEJA) e lulit….
    Po ca beteje attss.
    Po ky eshte legen.
    Nga prezenca e Bushatit e ndoqem.
    Beteje vari lulin.

  3. U bera kurioze pse audience e Lulit ishte me e madhe se e Sali Berishes dhe u ula dhe e pashe “Open”. Jo se kisha dyshim tek analiza e Arben Imamit ne 2017 , por Luli vertetoi sonte karteciperisht kete:
    Dëgjo mor djalë. E para, i vetmi konflikt që kemi ne si kryesi me ty si kryetar, është se ne kemi dashur që ti të bëhesh kryeministër, ndërkohë që ti nuk ke dashur. Së dyti, nëse i referohemi teorisë së probabilitetit, sikur ti të ishe një njeri me inteligjence zero, probabiliteti që ti të merrje vendime të drejta do të ishte 50/50. Por ti je një rast ekzemplar në botë, që ka nevojë për studim shkencor.

    Sepse je njeriu i vetëm në botë, që 100% të vendimeve që ke marrë, i ke patur në dëmin tënd’.

    Audienca eshte sepse do te shikoi ne real time deri ku shkon idiotesia e kesaj gjallese.

    Mirenjohje per opionistet ne kete emision!

  4. Perle kjo analize a Arben Imamit qe ne vitin 2017, emisioni i sotem ne “Open” e verteton 100/100 kete.

    Dëgjo mor djalë. E para, i vetmi konflikt që kemi ne si kryesi me ty si kryetar, është se ne kemi dashur që ti të bëhesh kryeministër, ndërkohë që ti nuk ke dashur. Së dyti, nëse i referohemi teorisë së probabilitetit, sikur ti të ishe një njeri me inteligjence zero, probabiliteti që ti të merrje vendime të drejta do të ishte 50/50. Por ti je një rast ekzemplar në botë, që ka nevojë për studim shkencor.
    Sepse je njeriu i vetëm në botë, që 100% të vendimeve që ke marrë, i ke patur në dëmin tënd’.

    Kjo ka qene arsyeja kryesore qe audienca ishte e larte sonte. Ky eshte nje gjallese dhe vetem kaq……..

    Mirenjohje analisteve te mbremjes se sotme…..

  5. Po sepse del njeher ne hene neper debate. Pastaj kane dashur ta shofin se si do e masakroj Bushati me shoke. Show me nje fjale se berishen e ndoqen me miliona ne Kuvend dhe puna dihet si do shkoj.

  6. Bravo Bushatit se je me i afti si analist dhe me inteligjenti ne kete aradhe qe flasin si pas pagesave e jo sic mendoj e. Gjithsesi aq sa t’i nuk arrijne edhe po te duan. Faleminderit qe je nje ze i te vertetave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *