• |
ide | kryesore

Basha: Do t’u vijë radha e “non grata” edhe Metës dhe Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se radha për “non grata” do t’u vijë edhe brinjëve të tjera të “trekëndëshit të Bermudës” për të cilën më herët ka thenë se përbëhet nga Berisha, Rama dhe Meta.

Në emisionin “Open”, Basha u shpreh se edhe Rama një ditë do të shpallet “non grata” nga SHBA, por se kur nuk e di askush.

“Do t’u vijë dita edhe brinjëve të tjera të “trekëndëshit të Bermudës”, por vendimet e SHBA nuk i përcaktojmë ne.

Unë nuk jam mashë e askujt dhe këtë e kam provuar me akte dhe jo me fjalë. Unë kam bindjen se në lojë janë interesat kombëtare. Nuk ka gjë veç zotit të më ndalojë mua.

Këtë e kam dhënë me prova. Këtu ishin interesat e demokratëve. Institucionet e kanë shpallur non grata, edhe Edi Ramë duhet të ishte shpallur, por si do shpallet këtë nuk e di as unë as ti.

Ky trekëndësh i Bermudës mban njëri tjetrin në këmbë për ti pirë gjakun shqiptarëve”, – u shpreh Basha. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Tani per tani eshte radha e Berishes dhe me pas e jotja o palluqe me vone askush nuk e di si do rrjedhin ngjarjet

  2. Koha do ta tregoje the ligesine tende se te mendosh qe do vish ne pushtet me as njerez qe te kane ngele ose je je i lig ose nuk je akoma ne ralitet ose i sherben Rames. Nje gje eshte e sigurte me vota demolratesh sdo behesh kurre kryeminister. Me aq skandale qe ka pas kjo qeveri sot do ishte harruar dhe jo te fitonte mandat te trete.
    Nje shprehje rhote se cfare keni bo ia ke bo vetes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *