• |
ide | kryesore

Berisha: Basha është i shkarkuar, PD e drejton sot Komisioni i Rithemelimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se tashmë PD nuk drejtohet nga Lulzim Basha, por nga Komisioni i Rithemelimit që u krijua në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Në emisionin ‘Opinion’, Berisha tha se anëtarë e këtij komisioni janë shpërndarë në Shqipëri për të organizuar referendumin e 18 dhjetorit.

“PD sot e drejton Kuvendi Kombëtar që u mblodh në 11 dhjetor. Dhe ky Kuvend do e drejtojë deri në datën 22 mars. Kuvendi ka autorizuar një grup të përkohshëm prej 29 vetash.

Grupi kolegjial ka shkuar në seli, ka kryer mbledhjen për të dëshmuar delegatëve se vendimi u zbatua. kurse sot grupi është në të katër anët e Shqipërisë për të organizuar për herë të parë në historinë e një partie politike, një ngjarje madhore, referendumin të thirrur tashmë nga Kuvendi i anëtarësisë.

Ai po merret me brava, me organizime të turpshme, si ato të djeshmet. Basha është minoranca më e thellë që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri, por ne po e bëjmë për të respektuar anëtarësinë.

Ai është i shkarkuar, është deputeti Basha, me votën e 4446 delegatëve. Nëse Lulzim Basha do të thoshte po do të thërrasim Kuvendin, ky proces nuk do të kishte shkuar këtu.

Edi Paloka i ka propozuar Lulzim Bashës nuk ke alternativë tjetër veçse të votëbesohesh në anëtarësi ose Kuvend. Ai ka thënë me Berishën kundër s’mund ta bëj kurrë atë” – tha Berisha. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Kush po e sheh Bushatin te TopChannel qe i thote Bashes “Ne cfare bite jeton ti?”
    Hahahahahahahahhaha Lyl Brava!

  2. Në duelin që po zhvillohet në prime time në emisionet televizive, Lulzim Basha po arrin më shumë shikueshmëri sesa Sali Berisha.

    Sipas të dhënave në rrjetet sociale të tyre, Basha që ndodhet i ftuar në Open në Top Channel po shikohet live në Facebook nga më shumë se 11 mijë shikues, kurse Sali berisha me vetëm 4.8 mijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *