• |
ide | kryesore

Formula 1, Mercedes tërheq ankimimin: Verstappen zyrtarisht kampion

-Instant, Sport



Mercedes, me anë të një shënimi zyrtar, njofton vendimin për tërheqjen e ankimimit për epilogun e GP të Abu Dhabit që i dha Max Verstappen fitoren në garë dhe rrjedhimisht titullin: piloti i Red Bull është kështu zyrtarisht kampioni i ri i botës në Formula 1. “Në Abu Dhabi rregullat u zbatuan në një mënyrë që mund të ndikojnë garat. Tani dialogu me FIA-n për rregulla më të qarta”, shkruan skuadra gjermane.

Në njoftimin për shtyp që mbyll kontestimin e sezonin e F1, Mercedes shpjegon: “Të humbësh një garë është pjesë e lojës, por është ndryshe kur humbet shpresën në motorsport. Shumë, përfshirë ne, mendojnë se gjërat nuk kanë shkuar si duhet. Ne protestuam sepse rregullat e Safety Car u zbatuan në një mënyrë që ndikuan në garën, pasi Lewis kishte komandën për t’u bërë kampion bote”.

“E bëmë apelimin në interes të drejtësisë sportive dhe e mirëpresim vendimin e FIA-s për të hetuar atë që ndodhi në Abu Dhabi dhe duam të përmirësojmë qëndrueshmërinë e rregullave, qeverisjes dhe vendimeve që do të merren në F1. Ne do të punojmë së bashku me FIA-n për të ndërtuar një F1 më të mirë dhe ju njoftojmë se e kemi tërhequr ankimimin”, vijon shënimi.

Si përfundim: “Urojmë Verstappen dhe Red Bull, shihemi vitin e ardhshëm për të luftuar në pistë. Por, pavarësisht se si përfundoi kampionati, nuk mund të jemi më shumë krenarë se kaq për ekipin tonë. Lewis, je piloti më i madh në historinë e F1 e dhe gjithçka në çdo xhiro të këtij sezoni të jashtëzakonshëm. Faleminderit edhe për Valtteri (Bottas)”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *