• |
ide | kryesore

Gafa e shortit të Champions, Ceferin bën ‘mea culpa’: “Gabimi i Uefa, i kërkojmë ndjesë të gjithëve”

-Instant, Sport



“Nuk ishte një gabim njerëzor, ishte një gabim i UEFA-s. Ne u kërkojmë falje të gjithëve”. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin i rikthehet gafës së pabesueshme që ndodhi të hënën në shortin e 1/8 të Ligës së Kampionëve, i cili bëri të nevojshëm një short të dytë për të njohur përplasjet në fazën me eleminim direkt të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. “Ne varemi nga teknologjia dhe ndoshta duhet të jemi më pak të varur prej saj”, shtoi Ceferin gjatë Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili u mblodh të enjten me modalitetin telematik.

“Ne kishim informacionin se diçka nuk ishte në rregull me softëare – tha përsëri Ceferin – UEFA kontaktoi furnizuesin e saj të softëare-it dhe u vendos që i gjithë shorti duhej të përsëritej sepse nuk dihej saktësisht se kur u verifikua gabimi. Vendimi ynë ishte të ishim transparentë dhe ta thoshim, në mënyrë që të mësonim në të ardhmen. Është shumë herët për të ditur pasojat e mundshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *