• |
ide | kryesore

“Hamilton u grabit, shpresojmë të mos largohet nga Formula 1”: kreu i Mercedes i zhgënjyer nga ajo që ndodhi

-Instant, Sport



Pavarësisht nga një deklaratë pajtuese, në shtëpinë e Mercedes dhemb akoma humbja e Kampionatit Botëror në xhiron e fundit të Grand Prix të fundit. Një dhimbje që Toto Wolff e shprehu me fjalë të ashpra, të qarta dhe tepër i vendosur në konferencën për shtyp: “Hamiltonit iu grabit titulli i vitit 2021”. Arsyeja që e nxiti shefin e skuderisë gjermane, natyrisht, ishte vendimi i marrë nga Drejtimi i Garave në Abu Dhabi: “Nuk kam asgjë për t’i thënë Michael Masit, ai është i papajtueshëm dhe i papërshtatshëm për atë rol. Por ne duhet të shkojmë më tej, duhet të modifikojmë sistemin vendimmarrës”.

“Ishte tepër e vështirë të tërhiqnim apelimin dhe jam i sigurt se do të kishim fituar në çdo sallë gjyqi, duke pasur parasysh provat në favorin tonë, por askush nga ne, duke përfshirë Lewis, nuk donte të fitonte në një tryezë. Nuk është stili ynë,” shpjegoi Wolff . “Por tani duhet të bëjmë qartësi: 14 muaj më parë, në GP Eifel 2020, me Safety Car u mor vendimi i kundërt me atë të marrë të dielën”.

Dhe kthehet të flasë sërisht për Masin: “Ai i hoqi titullin Hamiltonit, ai dominoi garën që nga fillimi dhe nuk do të kishte humbur kurrë ndryshe. Leëis u grabit nga çdo këndvështrim: sportiv, profesional dhe njerëzor”. Aq sa, shpjegoi Wolff, ai mund edhe të mendojë të ndalojë: “Ai është i zhgënjyer, do të duhet shumë kohë për ta kapërcyer. Unë me të vërtetë shpresoj që Lewis të vazhdojë të garojë, sepse ai është piloti më i madh i të gjitha kohërave. Ai duhet ta kapërcejë gjithë këtë dhimbje.”

Duke e mbyllur me zyrtarizimin e mungesës së tij në mbrëmjen gala tradicionale të fundvitit të FIA-s: “Nuk do të shkoj, për ndershmëri ndaj Hamilton. Do të jetë një nga përfaqësuesit tanë për të marrë çmimin për Kampionatin e tetë Botëror të Konstruktorëve”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *