• |
ide | kryesore

Kapet 23 kilogramë heroinë dhe kokainë në Kapshticë, në pranga shoferi turk dhe pasagjerja shqiptare

-Instant, Lajme, Të fundit



23 kg heroinë dhe 2 kg kokainë janë sekuestruar nga pala greke në Kapshticë. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta greke “Protothema”, e cila raporton sot se bëhet fjalë për një linjë trafiku turko-shqiptare. Gjatë aksionit, është ndaluar nga policia greke një automjet, me drejtues shtetasin turk, Enver Celen, dhe pasagjere një shtetase shqiptare 32 vjeçe. Gjatë kontrollit fizik, shqiptares i janë gjetur dy pako me 2 kg 100 gram kokainë.

Ndërsa në bagazhin e mjetit janë gjetur dhe sekuestruar dy çanta, që përmbanin njëra 11 kg 335 gram heroinë dhe tjetra 11 kg 668 gram heroinë. Brenda në mjet është gjetur 1 Iphone i vjedhur dhe 400 euro. Rezulton se ndaj shtetasit turk ka urdhër arresti nga Prokuroria e Stambollit për “pjesëmarrje në organizatë terroriste”, konkretisht atë kurde PKK-KCK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *