• |
ide | kryesore

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s merr vendimet e fundit të vitit: edhe klubet shqiptare direkt të interesuara

-Instant, F1, Sport



Çështje të ndryshme në lidhje me futbollin europian, që nga strategjia e re për futbollin e deri te rregulloret e reja të kompeticioneve dhe sfidat e reja për të përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të klubeve europiane të futbollit që janë prekur rëndë nga pandemia. Këto ishin pikat në të cilat u ndal Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e fundit të vitit, të mbajtur përmes video-konferencës, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

KE-ja u njoh edhe me një përditësim mbi rregulloret e fair-play-t financiar dhe nevojën për t’i rishikuar ato, për të adresuar sfidat e reja dhe për të përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të klubeve europiane të futbollit që janë prekur rëndë nga pandemia, pikë në të cilën janë shumë të interesuar edhe klubet shqiptare. Kështu u vendos përditësimi i Planit Europian të Rimëkëmbjes së Futbollit të Klubeve, që synon të përdorë të ardhurat e UEFA-s nga garat e klubeve si siguri për t’i lejuar klubeve europiane akses në likuiditet gjatë viteve në vijim. U miratua, gjithashtu, edhe strategjia e re 2030 për qëndrueshmërinë e futbollit “Strength through Unity’, që ka si qëllim të mobilizojë të gjithë federatat anëtare, ligat dhe klubet rreth një qasjeje të përbashkët, në mënyrë që të investohet në prosperitetin e ardhshëm të futbollit.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe mbi rregulloren e kompeticioneve, ku edhe në ndeshjet play-off të Ligës së Kombeve 2020-2021, që do të luhen në muajin mars të vitit 2022, KE-ja miratoi heqjen e rregullit të golit të shënuar në fushë kundërshtare ashtu sikurse edhe për play-off-et e Kampionatit Europian U-21 2023, që do të luhen në shtatorin e vitit 2022. Gjithashtu, për shkak të pandemisë, për Kampionatin Europian të Futsallit për meshkuj që do të luhet në Hollandë dhe për Kampionatin Europian të Futsallit për femra 2022, do të zbatohen rregulla të veçanta, ashtu sikurse në dy kompeticionet e tjera të UEFA-s (EURO 2020 dhe finalet e UEFA Nations League). Rregulla speciale do të aplikohen edhe për kualifikueset e europianit për Kupën e Botës në Futsall 2024.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *