• |
ide | kryesore

Lefter Koka mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-ministri Lefter Koka, i cili u arrestua mëngjesin e të martës, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Koka u vu në pranga i akuzuar për veprat penale “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pastrim parash”. Mësohet se Lefter Koka do të flasë sot për arrestimin e tij dhe gjithçka di për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Avokati i Kokës, Fatmir Braka, u shpreh të mërkurën që ish-ministri do të tregojë gjithçka di për aferën e inceneratorëve në gjykatë kur të dalë për t’u njohur me masën e sigurisë. Vendimi për arrestimin e Lefter Kokës, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas si pronarë të inceneratorëve është marrë të dielën dhe policia e ka ekzekutuar të martën vendimin.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *