• |
ide | kryesore

Pas deklaratave për ish-bashkëshorten, J.Lo e mërzitur me Ben Affleck

-Instant, Paparazzi, Slider



Ben Affleck gjatë një interviste të zhvilluar ditët e fundit la pa fjalë të gjithë fansat e tij me një deklaratë lidhur me ish-bashkëshorten.

Ai u shpreh se ndihej i bllokuar në martesën me Jennifer Garner ndaj edhe janë divorcuar. “Mendoja se nuk mund të largohesha për shkak të fëmijëve të mi, por nuk isha i lumtur dhe pyesja veten çfarë të bëja. Dhe ajo që bëra ishte të pija një shishe alkool dhe rashë të flija në divan, gjë që doli të mos ishte zgjidhja”, tha aktori. Ajo që na ka surprizuar është fakti se partnerja  etij aktuale, J.LO nuk i ka pritur mirë aspak këto deklarata. Megjithatë, këngëtarja vazhdoi ta mbështeste partnerin e saj në publik, teksa e mbante për dore kur po shkonte në studion e një emisioni. Ben ndezi polemika me një intervistë në “The Howard Stern Shoë” pasi ai e barazoi alkoolizmin e tij me ish-gruan e tij dhe një burim i tha Page Six se Jennifer është e dëshpëruar.

“Ajo po bëhet pjesë e kësaj sepse është e lidhur me të. Ajo është takuar me Jennifer Garner. Ajo po përpiqet të njohë atë dhe fëmijët e Ben”, tha burimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *